Dy anonime per erotiken
Ne Onufri 2010 konkurruan dy pune anonime me imazhe te guximshme. Bashke me ciklin e Heldi Pemes ato krijojne ne sallen e ekspozimit nje dialog per erotiken dhe dilemat ekzistenciale.
Kuratorja Varvarica per reagimin e publikut shte nje stad pranimi shume me i larte se ne vitet kur tema te trajtuara me imazhe te tilla konsideroheshin tabu ne sallen e ekspozitave ne Galerine Kombetare te Arteve.
Dhe nje i trete fton Jackson Pollock
Ekspozita Nderkombetare e Artit Pamor Onufri 2010 mbyllet neser. Fituesit u shpallen. Juria i vleresoi per ndjeshmerine qe shfaqnin ndaj aktualitetit nje refren qe ka bere fole ne gojen e cilitdo qe merret me art. Jane edhe disa nje merren me nje kenge te perhershme. Mund te quhej kenge mbin trupin e njeriut mbi erosin kenge mbi clirimin e krijimit. Ka individe qe kur flasin per kete nuk e ndjejne nevojen te fshihen.
Ka te tjere qe anonimati ua shton guximin. Onufri kishte dy pjesemarres anonime Anon quhej njeri Nje Njeri quhej tjetri. Anoni paraqet nje imazh fotografik te kodres se Venusit te dubluar dhe te formuar si nje ishull i izoluar mes kembeve. Mban titullin Me mend ne cock - Me kembe ne toke.
Nga kuratorja Suzana Varvarica Kuka mesojme se autori/autorja nuk jeton ne Shqiperi. Pergjigja e tij/e saj per temen e diskutimit te ekspozites Une jam Arti-st tregon se njeriut i diktohen levizjet dhe i lejohet te mendoje shume pak njeriut i mesojne te jetoje nje jete konvencionale me te mira dhe te keqija pa provuar asnjehere te mirat dhe te keqijat e medha.
Anonimi qe e ka quajtur veten Nje Njeri ne 69 flete e paraqet lojen e sekseve si spektakel me shenja te larmishme me humor dhe ironi ne trajte reale sureale te abstraguar.
Kuratorja e edicionit te 17-te te Onufrit qe keto dy vjet eshte konceptuar vetem si ekspozite e artit pamor mbareshqiptar e shpjegon ne interviste se ajo e kishte menduar qellimisht prezantimin prane e prane te puneve te dy autoreve anonime plus nje cikel ne media mikse te Heldi Pemes per te krijuar nje rryme dialogu mbi tema qe nuk kane zene vend sa dhe si duhet ne mes tone. Te trija punet thote ajo jane nje menyre e te shprehurit figurativ dhe baza qe i nxit eshte thellesia e natyres se brendshme te njeriut.
Varvarica mundohet te jape ne shpjegim per reagimin e publikut para lakuriqesise dhe e cileson nje stad pranimi shume me te larte se ne vitet kur tema te trajtuara me imazhe te tilla konsideroheshin tabu ne sallen e ekspozitave ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane.
Intervista
Ne Onufri 2010 na kishin terhequr vemendjen dy pune anonime. Ju e shtyte me tej interesin tone bashke me ciklin e Heldi Pemes ato krijojne ne sallen e ekspozimit nyjet ne vije te drejte te lidhura nga erotika dhe dilemat ekzistenciale.
fare perben ky thelb ne ekspoziten qe keni kuruar
shte nje vije horizontale qe e pret terthorazi informacionin e Onufrit te sivjetem qe provokon dhe i sugjeron publikut pamje me konkrete te individit. Kam deshiruar qe kjo linje ta intrigonte mendjen e vizitorit dhe pashe se ishte nje mates i mrekullueshem i nivelit te edukimit te publikut shqiptar per te qendruar ballazi veprave te tilla i interesuar qe te njohe idene e artistit dhe veten permes saj. Pashe qe instrumentet e nje mentaliteti te turpit ende ndikojne te shikuesit. I shkaktojne atij turbullira.
Duke biseduar me njerez me formim te ndryshem kulturor e qytetar kam mbetur e befasuar nga idete e tyre per keto tri pune.
Te trija kane ne situaten e tyre krijuese aktin e te menduarit aktin e kenaqesise intelektuale aktin e pavarur ekzistencial te artit. Te tre artistet vleresojne castin e krijimit si pjese e ideve dhe sipas mendesise se kohes sone ata na kane dhene nudo impresive duke na sugjeruar njeheresh per te qene te hapur e tolerant per ta pranuar kete dialog mbi ekzistencen tone si pjese e pandare e thelbit per te cilin ju pyesni.
Anonimi i pare Anon shqetesohet per humbjen e forces se vetedijes qe vendin e saj e ka zene trupi nje mase mishi qe dikton nje jete po aq konvencionale sa mungesa e lirise.
Ju si e komentoni fotografine Me mend ne cock - Me kembe ne toke
shte nje nga veprat qe me ka tronditur sapo e kam pare jo per zhveshjen totale as per organizimin e nje pubisi te dyfishte por sepse ne vetvete vepra eshte provokative per permbajtjen mendjen dhe syrin tone te brendshem te cilat i fshehim. Ishte deshire e tij apo asaj qe jeton jashte Shqiperise qe te mbetej anonim ne kete ekspozite.
Ai ose ajo e ben kete per te qene pale dhe njesh me vepren e krijuar. Kembet e kontraversuara jane shenja te kuptimeve te shumefishta. Ai ose ajo na fton te mendojme me mendjen e kokes pra me arsyen e zhvilluar ne mesin e tolerancave njerezore dhe jo me mendjen e cock-ut pra me mendjen e molepsur e te ngushte te nje individi. Une e kam pare dhe pranuar vepren e ANON-it si simbol i nje njeriu me personalitet te formuar mire te cliruar moralisht nga opinionet skematike.
Anonimi i dyte e prezanton veten si Nje njeri. Ndryshe nga Anon me 69 fletet e ditarit ai paraqet nje obsesion clirimi i energjise seksuale si te ishte nje e drejte e neperkembur.
Kjo eshte nje perqasje korrekte por une do ta anashkaloja paksa ate te drejten e neperkembur qe thoni ju.
Une pranoj qe Nje njeri na ka treguar se ne castet e 69 vizatimeve eshte plotesisht i qarte i lire i kenaqur i shpenguar i pashqetesuar eshte me veten e tij luan dhe gezon si nje femije dhe nje i rritur di. Me e natyrshmja eshte se me lojen e tij njerezore ai nuk provokon por na jep mundesine e informimit te casteve me intime te artistit te njeriut.
E kam vendosur kete pune ne nje linje me dy te tjerat sepse e justifikon menyren e pranimit te dimensionit erotik nepermjet cilesise se larte artistike te 69 fleteve te titulluara Artisti eshte nje njeri.
rendesi ka emri dhe mbiemri i artistit si te ANON si te Nje Njeri
Tek vizatimet-instalacion ne zhvillim e siper kriza e Nje Njeri flet me gjuhen e sloganit te nje fushate publicitare per pijet energjike liroje bishen tende. Fluturo.
Nje Njeri mendon se anonimati e mbron prej asaj atmosfere false qe ende serviret nga sisteme te cilat e bartin fshehtaz moralin ne nje kuti. Nje moral te ndare nga perballja me zgjuarsi dhe tolerance me mendjen e hapur dhe syrin e brendshem te cilat ANON na sugjeron ti perdorim ne vezhgimet dhe gjykimet tona.
Nje Njeri deshiron te tregoje lirine e kenaqesise seksuale si nje loje e bukur vitale dhe aspak e fshehte e njeriut te perditshem. Ai apo ajo nuk provokon me negativen tabune nuk kritikon nuk gjykon. Ai udhezon per te pranuar shijimin e kenaqesise sublime te lindur me njeriun dhe te permbushur bashke me te.
Nje njeri e ka vendosur objektin e shqetesimit te tij prej njeriu pa cilesi ne faqet e nje kalendari religjioz katolik. Pse thoni ju
Fletet e kalendarit kristian te perdorur nga Nje Njeri jane vetem nje pjese ne pirgun e fleteve te puneve te tij. Sa shume mund te flitet rreth ketij fakti Se pari kompozimi i cdo flete vizatimi te instalacionit kerkon kembengulje per ta shijuar dhe vemendje per ta ndjekur flete per flete.
ka eshte me e domosdoshme kerkohet qe vizitori te qendroje e te survejoje me kersheri cdo figure simbol apo shenje e vizatuar per te zbuluar informacionin e gjere artistik dhe ideor qe percjell vepra. Asnje prej simboleve nuk izolohet por kerkon te shoqerizohet duke e dhene te qarte qellimin e instalacionit.
Do ta pranonit idene time po tju thosha se artisti ka dashur te tregoje qe ideologjia kristiane dhe seksualiteti i njeriut kane jetuar dhe do te jetojne balle per balle deri ne fundi Apo te thosha se nje flete e kalendarit kristian eshte e barabarte me nje burre apo grua me veladon te cilit artisti i kujton ekzistencen seksuale Por natyrisht mund te thosha edhe se artisti as nuk e ka vene re se ku ka vizatuar pasi fletet jane te shumellojta e kjo ka ardhur rastesisht.
A eshte flagrante natyra e imazhit te puneve aq sa dy autoret mos te guxojne te identifikohen me emrin e vertete
Jo. Nuk kam kete ide. Imazhet jane flagrante per ata qe ende tremben nga trupi i tyre i zhveshur. Anonimati i dy pjesemarresve ne Onufri 2010 lidhet me shkrirjen e artistit tek njeriu. Pra ata sugjerojne se artisti eshte nje njeri si gjithe te tjeret i cili ne te dy rastet ka marre persiper ta afroje kete njeri te zakonshem tek artisti ta nxjerre jashte nga kutia e tij e erret dhe e ftohte.
Heldi Pema i referohet nje perkufizimi personal te Xhekson Polok mbi te pavetedijshmen ne pikturen e ekspresionizmit abstrakt. Sipas jush clidhje reflekton ky cikel i puneve te Pemes me natyren e artit harmonise dhe erotikes
Heldi Pema eshte artisti me i pavarur i ekspozites. E them kete pasi ai krijon duke qene i lidhur ngushtesisht me zinxhiret e procesit krijues. Ekzistenca e Pemes eshte e lidhur vetem me natyren e artit pra me vete artin.
Gjithsesi ai kerkon te shformoje situata duke formuar situata te reja. Keto situata te reja jane pershtatje figurative harmonike me gelltitje aty-ketu erotike por jo plotesisht te tilla. Cikli i tij figurativ perball tek shikuesi nje kompleks situatash racionale permes nje veprimi irracional plot kreativitet ne elemente te shpallura shpejte momentale dhe jo narrative. Aftesia krijuese e artistit iu ka dhene harmonine.
Ju e permendet pak reagimin e publikut...
Reagimet dhe opinionet kane qene te ndryshme dhe intriguese. Kam pare te cliruar para vepres se Anon-it nje grua te respektuar plot dinjitet e te mbuluar me veshje muslimane e cila e veshtronte me kujdes si cdo pune tjeter te ekspozites. Kishte te tjere qe i largoheshin sapo e vinin re zhveshjen.
Disa nuk kane arritur ta kuptojne kendveshtrimin artistik te Anon-it. Disa kane buzeqeshur duke ndjekur nje pas nje 69 vizatimet e Nje Njeri. Disa kane pelqyer delikatesen figurative te Pemes. Por askush nuk u revoltua as nuk u zhgenjye prej linjes se ndertuar me veprat e ketyre tre artisteve ne Onufri 2010.
Me cfare e pasuron Onufrin kjo trio
Te gjithe shtrirjen figurative te Onufrit e pasuron me pika te nxehta emocionale. Ato jane nje menyre e te shprehurit figurativ dhe baza qe i nxit eshte thellesia e natyres se brendshme te njeriut. E pasuron me disa figura te cilat duan te tregojne se jane dhe do te jene te pranishme ne menyre krejt te natyrshme.
Nga ana tjeter jo me pak e rendesishme keto pune shprehen per nje gjendje te normalizuar dhe per nje stad pranimi shume me te larte se vite me pare kur tema te trajtuara me imazhe te tilla konsideroheshin tabu ne sallen e ekspozitave ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane.
Dhe se fundmi ato jane aty pasi jane kerkese dhe domosdoshmeri e nje grupi artistesh qe deshiron te bashkebisedoje me shoqerine njerezore permes gjeneve shqisave dhe ideve qe tentojne te shkaterrojne kutite e ngushta te mendjes njerezore per te na bere te vetedijshem pra lire te ndryshem dhe me dinjitet.
Diciture
Me mend ne cock-Me kembe ne toke
2010
Fotografi
25 x 170 cm
Teksti shoqerues i ciklit te Heldi Pemes
Kur une pikturoj nuk jam i ndergjegjshem se cfare po bej. Nuk kam frike te bej ndryshime te shkaterroj imazhin etj. sepse piktura ka nje jete te sajen te pavarur. Une perpiqem ta ndihmoj qe te vije ne jete. Vetem ne ato raste kur une humbas kontaktin me pikturen rezultati del i rremujshem. Perndryshe ka harmoni totale nje marredhenie te lehte dhe piktura del mire. -
J.Pollock
Pa titull
2010
Mixed Media
30 x 40 cm