Riccardo Calduras i besohet pavijoni shqiptar
Pjesemarrja e Shqiperise ne Bienalen e 54 te Venecias
Fillojne pergatitjet per perfaqesimin e Shqiperise ne Bienalen e 54 te Venecias per Artin Pamor qershor-nentor 2011. Galeria Kombetare e Arteve beri te ditur dje se ka rikonfirmuar pjesemarrjen e Shqiperise ne kete aktivitet.
Pas mungeses ne Bienalen e vitit 2009 Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve eshte angazhuar te riperserise pjesemarrjen e pavijonit shqiptar pas pjesemarrjes zyrtare te vitit 2007 duke i caktuar rolin e koordinatorit per kete aktivitet institucionit te Galerise Kombetare te Arteve thuhet ne njoftimin zyrtar.
Ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka emeruar ekipin qe do te organizoje pavijonin shqiptar ne kete aktivitet. Ekipi perbehet nga komisioneri i emeruar Parid Teferici dhe kuratori artistik Riccardo Caldura nga Italia. Te dy emerimet u propozuan nga Galeria Kombetare e Arteve.
Teferici ne rolin e komisionarit behet perfaqesues ligjor i Shtetit Shqiptar i ngarkuar me detyren qe te organizoje pjesen administrative te pavijonit. Caldura duhet te perzgjedhe artistet duke mbajtur parasysh kontekstin teorik te ekspozites perfaqesuese.
Galeria Kombetare e Arteve ka propozuar Calduran per cilesite e larta profesionale qe ai mbart ne fushen e teorise dhe kritikes se artit. Mban titullin e docentit te fenomenologjise se artit dhe te profesorit te akademise se Arteve te Bukura te Venecias eshte njohes i mire i skenes se artit bashkekohor shqiptar.
Caldura ka organizuar disa aktivitete me artiste shqiptare ekspozitat Nuk ka si shtepia ne Galerine Contemporanea Mestre 2007 Atelier Albania ne Centro Candiani Mestre 2007 dhe ne vitin 2008 kuroi ne GKA Onufri 08 me titull A e dini vendin ku lulezojne paradokset
Me 3-6 shkurt 2011 kuratori vjen ne Tirane te filloje nga puna.