Stratoberdha dhe Koci dyzet vjet dokumentare
E merkura e kinemase ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit paraqet sot dy dokumentariste te kinematografise shqiptare qe kane krijuar ne kohe te ndryshme.
Arkivi e ka konceptuar takimin e sotem si nje ore mesimore mbi filmin dokumentar me studentet e Akademise Marubi dhe Akademise se Arteve. Per shembuj jane marre filmat e shkurter dokumentare te Viktor Stratoberdhes dhe filmi dokumentar Super Ballkan i Fatmir Kocit. Projeksionet paraprihen nga nje hyrje shpjeguese e vet regjisorit Koci si edhe nga komentet e Thomas Logorecit mbi teknikat dhe konceptet e filmit dokumentar.
Nga Viktor Stratoberdha kineasti qe krijoi vetem ndermjet viteve 1955-1956 sepse ketu fillon kalvari i jetes se tij ne oren 12.00 projektohen ne 35 mm filmat Pushime te gezuara 1955 15 Urime shoke studente 1955 10 Pse keshtu 1956 7.
Ora 12.30 Fatmir Koci prezanton Super Ballkan 1998 40 nje kendveshtrim i regjisorit mbi Shqiperine me tablo te jetes se perditshme te nderthurura me xhirime arkivale.