B92, Daçiç: Për Kosovën mund të shkojmë edhe në luftë
BEOGRAD- Zv.kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç reagon ashpër pas heqjes së disa barrikadave serbe në Veri.
Ai deklaron se me këtë veprimë nuk janë sulmuar vetëm serbët e Kosovës por edhe Beogradi. Sic raporton portali serb B92, Daçiç ka deklaruar se për “Kosovën mund të shkojmë deri në luftë”.
“Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duhet të dijë se duke sulmuar serbët në Kosovë ka sulmuar gjithashtu Beogradin”, ka thënë Daçiç.
Ai shtoi se Serbia nuk mund të qëndrojë në mënyrë paqësore dhe të shikojë se si sulmohen serbët.
"Sulmi i armatosur i Hashim Thaçit mbi serbët në Kosovë dhe Metohi është një dritë e kuqe për Beogradin", citohet të ketë thënë Daçiç.
Daçiç argumenton më tej duke thënë se “nëse Turqia e quan një sulm ndaj Sarajevës si një sulm ndaj Stambollit, atëherë ska asnjë arsye pse një sulm ndaj Mitrovicës të mos jetë një sulm kundër Beogradit”.
Daçiç theksoi se “nëse opsioni i luftës hidhet poshtë, ky do të ishte një mesazh i gabuar për Hashim Thaçin sepse një balancë frike është e nevojshme për sigurinë e rajonit”.
Sipas tij, “ishte pikërisht kjo balancë frike arsyeja e vetme që nuk shpërtheu lufta mes SHBA-ve dhe ish Bashkimit Sovjetik”.
(ma.ar/BalkanWeb)