Serbi, këngëtarja Ceca sërish në gjyq, akuzohet për presion
BEOGRAD- Ka tërhequr shumë vëmendje procesi gjyqësor i këngëtares serbe të muzikës popullore, Svetlana Raznatoviç, e njohur ndryshe si Ceca.
E veja e Arkanit, përballet me një proces të ri gjyqësor ku akuzohet për presion ndaj Aleksandar Olareviç, pronari i klubit të futbollit "Mladost".
Ndërkohë, që këngëtarja po vuan aktualisht dënimin me arrest shtëpie për evasion fiskal dhe transferimin e jashtëligjshëm të futbollistëve, kur ishte pronare e klubit të futbollit Obiliq, të cilin e trashëgoi nga i shoqi pas vrasjes së tij në vitin 2000.
Avokati i këngëtares, i cili përfaqëson edhe ish liderin serbo boshnjak Radovan Karaxhiç në Hagë, tha se Ceca është shumë e tramautizuar nga kjo çështje. “Gjithë ky interes mediatik nuk është aspak me vend pasi Serbia ka probleme shumë më të mëdha, kur po i heqin pjesë të territorit të saj”,- tha ai duke iu referuar Kosovës.
Seanca e rradhës është caktuar të mbahet në 26 dhjetor.
(el.me/News24/BalkanWeb)