Rexhepi: Përdorimi i forcës mund të jetë i paevitueshëm
PRISHTINË- Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar se përdorimi i forcës mund të jetë i paevitueshëm në veri të vendit.
Minitri kosovar ka vlerësuar se heqja e barrikadave nëpër rrugët e veriut dhe funksionimi i organeve të sigurisë nuk mund të realizohet pa përdorimin e forcës, raporton RTK.
“Duket se pa përdorim të dhunës nuk do të mund të ketë pastrim të rrugëve sepse përditë tentimet për të larguar barrikadat po përcillen me sulm ndaj ushtarëve”, ka thënë Rexhepi.
Mediat kosovare bëjnë me dije se Rexhepi është skeptik sa i takon mundësisë së KFOR-t për ndërrmarrjen e operacionve të heqjes së barrikadave nga dhjetori dhe janari, me pretendimin se në këtë periudhë do të jetë më e lehtë, pasi për shkak të kushteve atmosferike njerëzit do largohen.
“Ata mund ta mendojnë kohën e ftoftë si opsion, por serbët atje kanë sistem alarmi dhe aktivizohen shumë shpejt”,- ka theksuar Rexhepi.
Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar në pothuajse të gjitha linjat rrugore që çojnë për në dy portat kufitare 1 dhe 31 që nga 25 korriku kur Qeveria e vendit vendosi të marrë nën kontroll pikat kufitare në veri.
(el.me/BalkanWeb)