E Shtunë, 31 Tetor 2026

BALADË PËR FIKS FARE

POEMË SATIRË NGA VELEDIN DURMISHI

fiks-fareGazetarë janë pesë

Dhe dy vajza si perri.

Gjunjëzuan gjithë një shtet

Që bën mal me strategji.

Për hajdutë e për zuzarë

Rrjetën ngritur e ka Fiksi.

Për kodoshë e matrapazë

Sytë katër ka Filipi.

Për ministra, pushtetarë,

Gati fiksi, çarku ngrehur.

Shteti im, zullumqar,

Punëshumë, mendjeshkrehur.

Vetë Saliu, diell e mbret,

U ka marrë mish ndër dhëmbë.

Se u tredh, u bën synet,

Sbën shaka mali rëndë.

Bën kujdes, more doktor,

Se adashi sbën shaka.

Po iu skuq ai tel i hollë,

Sgjendet hoxhë të bëjë duva.

Se nuk është Saliu i parë,

Fjalë besë- midis nesh.

Në i skuqet një damar

Është i fort, t thyen në mes.

Shtojzovallet që ka Fiksi,

Kush i pa e su marrua!

Vitin tjetër dhe Filipi

Kaçurrelat do marrë hua.

Gazetarja, mikrofoni.

Hapi dyert, muret krisi.

Çpati burri që përmori

Kur te dera hyri Fiksi?

Hyn Paloma nëpër zyra,

Bebelinën vë zyrtari.

Hiqet maska del fytyra,

Me mandat na del zuzari.

Lakuriq me duar në xhep

Mbet asteri, profesori.

Po Ademin çfarë e gjeti,

Korridorit pse përmori?

Të kesh mik një deputet,

Dhe të dashur një ministër

Mbaji gjokset veç përpjetë,

Lëri brekët pa kapistër.

Do mësohesh si manare,

Duku mbrëmjes nga shtëpia.

Do të bëhesh sekretare,

Përpunohet strategjia.

Katër orë në banjo mbet

Burr i botës, mik ministri.

Vrimë e çelsit- syshigjetë,

-Korridorit a është Fiksi ?

Sa hajdutë, lepuj e minj,

Ka zënë shteti, shteti çark.

Oktapodhë edhe arinj,

I zë Fiksi për çdo natë.

Pesë vezë do pedagogu,

Se do shtrojë pulën plakë.

Cipëplasur demagogu.

Ndonjë zogë e do për darkë

Kapi fiksi pedagogun

Kur studentit i nxin jetën.

Për një pesë dreqi e mori

O hap këmbët, o kuletën.

Prokuroi, firauni,

Qytetarin bje vërdallë.

Qytetari, halleshumi,

Vjen te fiksi të qaj hall.

Bëj kujdes, moj zyrtare,

Bëj çtë duash, mbylle derën.

Ndjeu erën Fiks Fare,

Te sirtari ke kolerën.

Ra në rrjetë edhe doktori,

Veshur kish çizme hajduti.

Shef pavioni qenka horri

Erë e keqe vinte muti.

Në kuvend foli horri,

Burrë i mençur flakë e zjarr.

Në karrige pse përmori

Kur Palomën kish përballë?

Bën tender qeveria,

Se i duhen uturakë.

Është në hall zyrtarmavria,

Fiksin kur e sheh në prak.

Namzbërthyer Shqipërinë

Kush i dha kaq histori?

Pas Gërdecit- Hiroshimë,

Një ministër bën orgji.

Korrupsioni smundi fiksin

Mundi shtetin një më një.

Fiksi mbeti majë lisi,

Shteti gjallë ku bën zë?

Dhe drejtori me të rënda

Sa pa fiksin, humbi pinin.

Hape Topin nesër mbrëma,

Kupë helmi është Saimiri.

Kush e bëri vallë Gërdecin?

E di fiksi, sdi gjë unë.

Kush ma hëngri me sy shtetin

Shtetin tim me nam e vulë?!

Sa zyrtarë majë kalit

Shihnin Lisën, humbnin udhës.

Ca u fshehën prapa gardhit,

Ca bënë fir si shurr e pulës.

Sbëhesh mik dot me Fiksin,

Kur pushteti bën Gërdec.

Fshehur mban në zyrë Filipi,

çadrat-armë-pistoletë.

Fshehur mban edhe Sajmiri,

Thikat-helm edhe litarët.

Kur Saliu tip qafiri,

Bulevardit vret shqiptarët.

Fiksi mbeti fjalëngrehur,

Kurrë nuk bën mik zuzarin.

Për kodoshë-hajdutë të regjur,

Prapa perdes mban litarin.

Korrupsion bën Berisha,

Që nuk sheh derrin e murrmë.

Unë e di se ku fle bisha,

Ai rend e kërkon gjurmë .

Oktapodhi- korrupsioni.

Këmbëkryq është në K.E.SH.

Pa larë sytë niset Foni,

Mikrofonin mban si presh.

Dyert mbyllur, ka rënë zia,

Bledi tund një presh Kashari.

Skishte frikë roje mavria,

Nga dritarja del zyrtari.

Çbëhet vallë në gjykata,

Ku fytyrën shteti ka.

Nxihet dita, zbardhet nata

Nëse tunden ca para.

Veten vrafsh ,Fiks fare

Se po merr në qafë zyrtarët.

Qeveria që ka halle,

Me kuletë i bën zyrtarët.

Me çke bërë këto vite,

Ti ke qenë Fiks Fare.

Qeveritë prite-prite

Janë ftohur në tajare.

Qeveria mendjelarë

Këto zgjedhje bën hair.

Se do marrë këshilltarë

Një Doktor e një Saimir.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›