Bjordi përfshihet në debat me banorët, pasi nuk pranon të lajë enët. Adi i ka kërkuar Mimozës që ajo të kërkojë falje publike për situatën që i shkaktoi, ndërsa grindjet mes Aidës dhe Adelës kanë vazhduar sërish
Arjoni: Roselën e lashë, sepse nuk e dashuroja
Arjoni ka qenë i përzgjedhuri i Mesidës për të kaluar një darkë në dhomën e surprizave në shoqërinë e muzikës, duke pirë verë të mirë. Duke diskutuar rreth temave të ndryshme, Arjoni ka rrëfyer edhe historinë me ish të dashurën e tij italiane, Roselën. Ndërkohë që stërvitja, por edhe zënka të vogla mes banorëve kanë mbushur ditën në "Big Brother 2".
"Do t‘u bëj zbor"
Bika pyet Dritanin se si i duket ajo në rolin e komandantes dhe ai për ta ngacmuar i thotë se ajo me uniformë policie do t‘u bënte zbor njerëzve, por gjithsesi i duket mirë. Bika thotë se normalisht duhet të jetë e rreptë në atë profesion që të vendosë rregull, por Dritani i thotë se nuk duhet të jetë ashtu. Sori mendon se në qoftë se e bën shkollën që ajo ka qejf, do të mësojë shumë gjëra dhe ndër to edhe komunikimin në një ambient të tillë. Dritani i thotë se këtij profesioni i shkon serioziteti dhe jo agresiviteti apo rreptësia dhe mbi të gjitha i duhet komunikimi.
Adela: "Aida është si pulë!"
Dritani imiton Aidën dhe nga kjo merr shkas Adelajda për të folur për të. Ajo thotë që ajo e krahasoi si "korbë e zezë" në debatin në lidhje me Adin. Ajo i thotë Bjordit dhe Dritanit që dhe ajo i kishte bërë një krahasim, por që nuk e tregonte. Bjordi bëhet kurioz dhe insiston që ta dijë. Adelajda i thotë: "Ajo është si pulat që kakarisin gjithë ditën kot dhe të shtunën bëjnë vezën". Bjordit nuk i pëlqen si krahasim, sepse, sipas tij, ajo mund të gjente diçka edhe më të bukur. Biseda kalon te nominimet. Ata janë të mendimit që nuk duhet të dalin në nominim personat që janë më të fortë, por ato që nuk transmetojnë asgjë brenda në shtëpi.
Bjordi: "S‘fitohet loja duke larë enët!"
Si gjithmonë, mbas drekës dy nga banorë duhet të lajnë enët. Bjordi i thotë Qetsorit që nuk pranon të lajë enë, pasi sipas tij, njerëzit jashtë duan të shohin debate dhe jo njerëz që bëjnë vetëm punë. Ai thotë:-"Nuk fitohet loja duke larë enët!" Qetsori këtë gjë ua thotë dhe banorëve të tjerë dhe këtu merr shkas debati me Bjordin. Lirita dhe Adi mërziten me fjalët e Bjordit, pasi ishin ata që po lanin enët dhe i kërkojnë që të largohet. Republika revoltohet, pasi ajo është një nga personat që bën më shumë punë në shtëpi dhe shprehja e Bjordit nuk i duket me vend. Ajo mundohet ta sqarojë atë që të gjithë personat duhet të bëjnë punë dhe kjo gjë nuk ka lidhje me lojën në shtëpi. Bjordi i thotë që ai nuk e ka bërë asnjëherë atë gjë dhe nuk ka pse të fillojë ta bëjë tani që ka hyrë në shtëpi. Republika i thotë që ai nuk ka pse të përfitojë nga fakti që të gjithë personat e përkrahin. Ajo i thotë: "Nuk ke ardhur për kurs bukurie!" Bjordi debaton dhe me banorët e tjerë në lidhje me larjen e enëve. Aida thotë që ajo nuk e urdhëron dot për punët. Qetsori i thotë që Bjordin e kanë përkëdhelur shumë. Bjordi thotë që ai kështu është dhe në jetë. Ai thotë: "Do bëhesha servil po të laja enët!" Me këtë fjalë banorët marrin shkas për ta vazhduar më tej debatin. Mesida i thotë: "E nxorre kokën, bravo të qoftë!" Bjordi mundohet të sqarohet që ato nuk e kuptonin, pasi ai nuk shprehej mirë në gjuhën shqipe.
Adela: I bëri lëmsh Bjordi!
Adelajda dhe Mimoza qëndrojnë larg debatit të Bjordit. Adelajda thotë: "I bëri lëmsh Bjordi të gjithë!" Mimoza e pyet Adelën nëse është në dijeni që Mesida pëlqen Bjordin. Ajo i thotë që këtë gjë e ka kuptuar me kohë, por që nuk e kupton se pse ajo kapet me të. Mimoza i thotë që arsyeja është pasi bëhet xheloze për Bjordin. Ajo shton duke thënë që ajo nuk e ka ndaluar Bjordin të rrijë me Mesidën. Adelajda thotë që dëshiron që të jetë dhe ajo pjesë e debatit, por thotë që Bjordi i ka thënë të mos ngatërrohet me debatet e tij.
"Rosela ishte gjëja më e rëndësishme!"
"Ti ke akoma ndjenja për Roselën!" i ka thënë Mesida Arjonit, në dhomën e surprizave, kur ai harroi ta cilësonte atë si ish të dashurën e tij, por u shpreh "e dashura ime Rosela". Sipas saj, kjo tregonte në mënyrë të pandërgjegjshme, ndjenjat e tij për të. Ai i tha se Rosela kishte qenë gjëja më e rëndësishme e jetës së tij. Arjoni shtoi se kishte pasur shumë femra në jetën e tij, por Rosela kishte qenë e vetmja që ai kishte kuptuar se e donte. Sipas tij ishte e mrekullueshme ndjesia që përjetoje kur dikush e konceptonte jetën e tij, duke u bazuar në tënden. Arjoni tha gjithashtu se në mënyrën e tij të të menduarit, fakti që i kishte thënë se nuk e donte, tregonte respekt, sepse ai nuk kishte dashur të tregonte egoizëm duke shfrytëzuar dashurinë e saj, ndjenjat e saj për të. Ai donte ta linte atë të lirë që ajo të dashuronte dikë tjetër, që ta donte në të njëjtën mënyrë, sepse ajo e meritonte këtë. "Roselën e dua jashtë mase, - ka thënë Arjoni, - por nuk e dashuroj!". Ai ka shtuar se nuk mund ta mbante të lidhur pas vetes, për faktin e vetëm që mos ta kishte dikush tjetër. Madje, ai tha se e kishte imagjinuar shumë herë një skenë të tillë dhe e kishte vuajtur jashtë mase, sepse ai ishte shumë xheloz nga natyra. "Ka qenë nata para Krishtlindjeve, - ka shpjeguar Arjoni, - kur i thashë se nuk e doja. S‘e kisha menduar se mund ta thosha dhe ndoshta nuk do ta kisha bërë, po të mos më jepte kurajë Frensi, motra".
"Femrat i kërkoj si motra ime!"
Arjoni i ka folur gjatë Mesidës në lidhje me të motrën, Frensin. Sipas tij, ajo është femër në të gjitha aspektet dhe çun në të gjitha aspektet. Ai ka thënë se, sipas mendimit të tij, ajo është e paarritshme. Sipas tij, edhe pse vetëm 18 vjeçe, ajo di çfarë është ndjenja, çfarë është bukuria e çdo gjë tjetër. Është shumë inteligjente dhe e ka ndërtuar jetën e vet, pa u mbështetur në jetën e dikujt tjetër. Ai ka treguar se është një nga të paktat femra të kompletuara, në morinë e femrave që ai ka njohur në jetën e vet. Arjoni ka thënë se ajo ka karakter të fortë, të thotë që je i shëmtuar, kur ti vërtet je ashtu e të thotë që je i bukur, kur je më të vërtetë i tillë. Ai ka shprehur keqardhjen që e kishte motër, sepse ajo ishte simboli i femrës së tij ideale dhe se ai femrat i kërkonte si ajo. Mesida ka shprehur dëshirën, që kur të dilnin nga shtëpia, ai ta njihte me të motrën.
Surpriza për Mesidën
Në mbrëmje, në shtëpinë e "Big Brother", ka rënë telefoni i kuq. Ai është kapur nga Mesida, të cilës Vëllai i Madh i ka kërkuar të zgjedhë njërin nga djemtë e shtëpisë. Mesida ka zgjedhur Arjonin. Surpriza e radhës ishte se banori që do të kapte telefonin dhe banori i zgjedhur prej saj, do të kalonin natën në dhomën e surprizave, të shoqëruar sigurisht nga muzika që Vëllai i Madh kishte zgjedhur për ta dhe vera e mrekullueshme.
"Adela dhe Zhuljeta u zunë për mua!"
Qetsori u ka kujtuar Dritanit dhe Adit, në dhomën e gjumit të djemve, momentin e debatit të Adelajdes me Zhuljetën. "Adela dhe Zhuljeta u zunë për mua!"- ka thënë ai dhe ka nisur t‘u shpjegojë djemve të gjithë ndodhinë. Zhuljeta kishte dashur që t‘i vinte përparësen dhe ai nuk kishte pranuar, sepse nuk donte të krijonte situata afrimiteti me të, përderisa kishte një familje jashtë shtëpisë së "Big Brother". Zhuljeta kishte vazhduar të insistonte dhe ai të kundërshtonte. Në atë moment, kishte ndërhyrë Adelajda që e kishte parë të gjithë skenën. Ajo i kishte bërtitur dhe e kishte sharë Zhuljetën që po mundohej të afrohej me Qetsorin, duke i thënë që t‘i vinte turp, sepse ai kishte familjen dhe nusen përjashta. Më pas kishte ardhur edhe Mesida dhe situata kishte dalë jashtë kontrollit. "S‘kisha parë ndonjëherë të ziheshin tri femra për mua!" - tha Qetsori. Ai i ka shpjeguar Adit, se ishte dakord me ato që thoshte Adelajda, ai nuk e pranonte afrimin e Zhuljetës, madje dhe herë të tjera kur mundohej t‘i ulej në krevat, ai i kishte thënë të largohej, por dhe nuk kishte guxim t‘i dilte hapur, sepse kishte frikën e nominimeve. Veç kësaj, ai dhe nuk donte që të rezultonte si i ngacmuar nga Zhuljeta.
"Më vjen turp të zihem me Mozën!"
Dritani dhe Qetsori i kanë kujtuar Adit që gjatë debatit me Mimozën dhe Aidën ai kishte përmendur vetëvrasjen dhe ata e kanë hapur sërish si argument incidentin e tij me Mimozën. Adi u shpjegua se jo vetëm që nuk ishte e vërtetë që ai ta kishte parë Mozën me sy tjetër, por edhe nëse do të kishte qenë kështu, s‘do të kishte asgjë të keqe. Më pas ka shtuar, se po të kishte pasur qëllime ndaj saj, nuk do të ishte sjellë në mënyrën që ishte sjellë, pra nuk do ta kishte afruar si shoqe. Qetsori i ka thënë se ai e kishte mbrojtur atë më shumë se ç‘duhej, madje disa herë ia kishte prishur planet për ta nxjerrë në debat. Adi e ka pranuar që e kishte mbrojtur dhe se do të vazhdonte ta mbronte. Dritani ka thënë se edhe kësaj radhe që u bë debati për të, ajo futi të tjerët në sherr. Po sipas Dritanit, nuk kishte pikë kuptimi që Mimoza edhe e kishte falur Adin edhe vazhdonte të thoshte që ishte e mërzitur. "Mimoza nuk është aspak budallaqe, -ka thënë Qetsori, - budallenj jemi ne!". Adi ia ka kthyer se i vinte zor të zihej me të, sepse ishte shumë më e vogël nga ai. "E vogël, e vogël, po kur të na marri lekët Moza, ta shikosh ti!"- i ka thënë Qetsori.
"Më kërko falje publikisht!"
Adi e ka pyetur Mimozën se për çfarë shansi e ka fjalën se do t‘i japë dhe Mimoza ia ka kthyer se e ka fjalën për të ndenjur edhe njëherë siç kishin qenë. "Do të më kërkosh falje për atë që më bëre? - i ka thënë ai Mimozës dhe Mimoza i ka kërkuar të falur. "E dua publikisht!" - ka vazhduar Adi. Mimoza ka pranuar ta bëjë dhe ka shtuar se edhe ajo ishte lënduar nga e gjithë kjo, por përfundimisht e kishte besuar se Adi kishte bërë thjesht një gjest shoqëror.
"Moza nuk jep asgjë"
Arjoni i thotë Qetsorit se do ndihej keq nëse Mesida do zgjidhte Dritanin për të kaluar mbrëmjen bashkë. Ai thotë se vajzat ndihen mirë me Tanin pasi, ai nuk u duket i rrezikshëm, por edhe Arjoni nuk sillet keq edhe pse ndonjëherë i ngacmon për shaka. Ai i tregon Sorit se mbrëmë me Mesidën, kanë kaluar shumë mirë dhe kanë biseduar për tema të ndryshme. Sori e pyet nëse ai do zgjidhte Mozën në një situatë të tillë por, Arjoni ia kthen se me Mozën do bënte vetëm monolog, pasi ajo nuk flet fare. Ata diskutojnë edhe për sjelljen e Mozës kundrejt Adit dhe të dy e dënojnë sjelljen e saj, pasi Adi gjithmonë është sjellë mirë me të madje, edhe e ka mbrojtur me aq sa i është krijuar mundësia. Sori mendon se ata duhet ta ngacmojnë që ajo të tregojë karakterin e saj, pasi nuk flet fare, por tregon vetëm bukurinë. Arjoni thotë se ajo është vërtet e bukur, por asgjë tjetër nuk tregon me sjelljen e saj, madje ai thotë se ka vajza të tjera që në moshën e saj, janë shumë herë më të rritura se ajo.