E Shtunë, 31 Tetor 2026

BARRA E GJITHSECILIT SHT NDERI I VET

Opinionist! Ky zanat, nëse do ta quajmë të tillë, ka rënë pak a shumë në duar të të krekosurve e të kapardisurve, të cilët në orën e nevojës, kur duhet të tregojnë zotësinë e tyre, marrin trajta pa formë e të ndjellin neveri. Djalli më marrtë në kuptoj se ç’kërkon ky njeri që prej kohësh është i pranishëm në shoqërinë shqiptare me mëtimin për të merituar emrin e “tribunit intelektual”, F. Lubonja, i cili, me shkrimin e botuar në “Panorama”, “Pse refuzohet raporti i Dik Martit”, të ndjell neverinë. Mirë, e kam të qartë prej kohësh se këtij njeriu me mendje të mbushur se është i zgjuar, në shumë artikuj e qëndrime në kanale televizive, nga ku rend mbrëmje për mbrëmje, i shpjegohen qëndrimet me nevojën e sëmurë për t’u dukur, por cili është subjekti ku kërkon ta çojë lexuesin, është tej mase e vështirë për ta kuptuar? A s’kemi arsye ne shqiptarët e Shqipërisë të druhemi e t’u qëndrojmë ftohtë artikujve të kozmopolitit me pasaportë shqiptare, me mbiemër sllav e dije që i përkasin “botës mbarë”? Ja si e fillon shpalosjen e qëndrimeve të tij që kundrejt honorareve të marra nga zanati që ushtron, njëherësh orvatet t’ua përçojë “maskarenjve” (kupto: atdhedashës) që kanë zgjedhur si strehë të fundit nacionalizmin: “...politikanët dhe mediat shpalosën ndaj raportit të Dik Martit...një refuzim me një nivel të tillë irracionalist, i cili habiti edhe shqiptarët...”. Cilët shqiptarë? Nga cila dritare zyre apo kafeneje i numëroi shqiptarët e habitur nga reagimi për të mbrojtur veten? Gjëja më e mirë që mund të bëja është t’i lë lexuesit t’i nxjerrë vetë përfundimet se ç’dëm të madh i sjellin emrit shqiptar opinionistë të tillë. A do lexues i nderuar të dish se ç’thotë më tej racionalisti F. Lubonja në artikullin e tij honorarmarrës? Lexo: Kush thotë se kjo akuzë nuk duhet hetuar, merr mbi shpinë dyshimin se e ka mizën nën kësulë; qëndrimet e deritanishme e kanë burimin tek kufizimet mendore; kanë frikë se hetimi mund të çojë në zbulime krimesh të tjera; hetimi refuzohet se rrezikohet miti UÇK; hetimi rrezikon pushtetin këtej e andej etj. Madje, ka disa pjesë të artikullit ku gati nuk thotë: pse nuk shpalleni fajtorë. Një lexues i rregullt i shtypit të përditshëm nuk ka gjasa që në këto dhjetë ditë pas raportit të Dik Martit, të hasë në ndonjë politikan a media që të jetë shprehur se nuk do që akuza për trafik organesh të hetohet. Këtë e dëshiron dhe e fut si argument në shkrim vetëm artikullshkruesi. Ky “tribun opinionformues”, veshur me koracën e atij që ka vuajtur me burg nën regjimin komunist, i dënuar pa të drejtë, më kot, jo se kreu ndonjë veprimtari anti, por thjesht se, duke qenë pinjolli i një prej të dënuarve të hierarkive komunistë, mbi të ra, siç i thoshte ati i tij, “lufta e kllasave”, koracë që mendon se është e papërshkueshme ndaj mund të broçkullisë gjithçka, tashmë i mbrojtur nga ligji “Shtypi është i lirë”, nuk thotë një emër se kush e kundërshton hetimin?

Fuqia që udhëheq gënjeshtrat qëndron te dobësia e njerëzve. Afërmendsh se Dik Marti nuk mund të përdorte nivelin serb të fyerjes se “shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, por po kaq mirë ai racizmin e tij mund ta shfaqte, siç bëri, edhe duke përshkruar që në hyrje të raportit karakterin klanor të strukturës të shoqërisë së shqiptarëve, duke dhënë jo prova por opinione personale siç janë edhe përfundimet skeptike për pavarësinë e Kosovës, kësaj “krijese” të NATO-s. I shfaqur bindshëm i njëanshëm që në vitin ‘97, kohë kur reprezaljet ndaj shqiptarëve po shndërroheshin në gjenocid, Dik Marti gjen mbrojtës edhe në Shqipëri. Artikullshkruesi F. Lubonja nuk pati fatin që shkrimit të tij t’i shtonte dëshminë e re, (se u dha një ditë më pas, më 22 dhjetor, në orën 14:30, në Radio B92) ku dëshmitarja serbe theksonte se “...heqjet e organeve janë bërë në fermën private në periferi të Tiranës të Sali Berishës, kur ai ishte President në vitet 1998/‘99”. Gënjeshtrat gjejnë kurdo njerëz të dobët, të paaftë për të mbrojtur dinjitetin e tyre, nëse kanë. Shpifjet e gënjeshtrat, tani që serbët dështuan në luftën e tyre racore për të shfarosur e zhdukur shqiptarët, janë shndërruar armët bazë e skalion paraprijës kanë mjetet e tyre të propagandës. Nëse bota e civilizuar qëndroi dyshuese në argumentet serbe të shekullit XX, se shqiptarët kanë bisht, tani, në mos jo me bisht, ata synojnë të arrijnë t’i japin botës së qytetëruar pamjen se “shqiptarët janë të egër, të pa civilizuar, të organizuar në fise”. Si mendoni ju, të dashur lexues, “trafikantët shqiptarë”, në krye të të cilëve janë, as më pak e as më shumë, por udhëheqësit e tyre, a do të mundnin të bënin trafik organesh, duke operuar jashtë vëmendjes të UDB-së apo pa u marrë vesh nga rrjeta e përhapur dendur e “miqve” grekë, që gëlonin në çdo skutë të truallit arbëror?

Ka pasur e ka njerëz që nuk e mbajnë dot gojën mbyllur dhe që nuk dinë se është e rrezikshme t’i jepen lexuesit qëndrime, opinione e raporte që mbahen mend. Shtiren sikur duan lirinë, por e ndiejnë veten më mirë si skllevër të botëkuptimit e delirit të tyre kozmopolit, pra pa atdhe, pa heronj e mundësisht pa mite, qoftë ky dhe Skënderbeu. I njoh mirë cilët janë. Po, po, i njoh. Shfaqen rëndom në mediat e shkruara, por dhe ato vizive. I njohin dhe ata, qofshin edhe pak, që kanë kulturën e kundërshtimit të së keqes.

Emri i Shqipërisë është njollosur. Mund të ndiesh neveri për Dik Martin e ata shqiptarë “të paanshëm” që e ndihmojnë, por kjo nuk e zgjidh dot vendosjen e drejtësisë e daljen e së vërtetës. Le të bëhen 100 hetime, dyshimet përsëri do mbeten, sepse mbi to është ngritur edhe akuza. Ne kemi dalë fajtorë pa u hetuar, ndaj këta që janë në drejtim të vendit, që harxhojnë energjitë në sherre parlamentare, që rendin fjalorëve për të zgjedhur fjalë sa më fyese e poshtëruese për “kundërshtarin” armik, që harxhojnë paratë në festa pa kuptim, pas këtyre zhvillimeve janë të detyruar të gjejnë çdo shumë parash që do të nevojitet dhe ta përdorin për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur të një populli me pak miq e shumë zuzarë keqdashës, figura të urryera e të rrezikshme. Çdo plogështim e humbje e shpresës pos ndjell shkrime e raporte të këtyre zuzarëve që bëjnë të paanshmin, duke u përpjekur të vendosin realitete që nxjerrin jashtë kontrollit tërë investimin e bërë për zotërimin e paqes në rajon, ku ende shumë gjëra janë të paqëndrueshme, së bashku me pasigurinë që lëkundet në një ekuilibër të brishtë.

Ajo që dje ministri ynë i Jashtëm e quante ofensivë, nuk merr asnjë kuptim nëse nuk shoqërohet me euro, shumë euro për avokatë, përkthyes, botues, hapje gjyqesh për gjenocid, hapje gjyqesh për mbjelljen e territorit shqiptar me mina, botimin e shpërndarjen e listave të kriminelëve ushtarakë e paraushtarakë serbë e masakrat që kryen në Kosovë, kërkesë për dëmshpërblim të të dëmtuarve nga minat, kthimin e pasurive të Kosovës të grabitura e mbi të gjitha shndërrimin e vetë Ministrisë dhe ambasadave tona në institucione të larta, ku personeli, ngasjes Virtyt apo Pasuri, të dijë t’i japë zgjedhje pa ngurrim. Historia na tregon se sa i mençur ishte paralajmërimi për të mos rënë në kurthin e serbëve, të cilët tani shtiren si viktima. Në paditurinë e problemit, nën presionin mbase të ndërkombëtarëve, tashmë është harruar lirimi nga akuza e ngjarjes të para do kohe, kur në Çagllavicë u arrestuan disa serbë që rekrutonin kundrejt pagesave të majme “viktima” të trafikut të organeve, veprim i trashë që do shërbente për të hedhur lehtë poshtë disa akuza. Sa naivë që jemi.

Është sot më i pranishëm se kurrë në botën tonë shqiptare një emër i madh i letrave, Ismail Kadare. Ndërsa unë e dua, e respektoj, e adhuroj, ndonjë tjetër e urren ose përpiqet ta përdhosë. Ai, Kadareja, i përveçëm në krijimtari, i udhëhequr nga vetëdija e ndërgjegjja që i jep kombi i tij, i aftë të kuptojë marrëzitë e banorëve të trevës me emrin Shqipëri, në “Mosmarrëveshja - mbi raportet e Shqipërisë me vetveten”, jo më larg se dy muaj më parë, na ndërmend se kjo histeri antishqiptare, në maj të vitit 1999, kur Kosova mezi merr frymë nën masakrën serbe, merrte rrugë me albanologun e ri, F. Lubonja, (prap F.L) i cili boton më 31 maj 1999 në “Courrier International” të Parisit shkrimin “Skënderbeu e kish nënën sllave”. Më tej Kadare cilëson “...dhe pikërisht m’u midis makthit, në një nga revistat më ndikuese europiane, F. Lubonja e boton këtë shkrim, për të cilin ndërgjegjja e tij, sipas fajësuesve, duhej të përgjigjej më pas. Shkrimi do të quhej, as më pak, as më shumë, thikë në shpinë kundër Kosovës”. Me shkrimin e datës 21 dhjetor në “Panorama” rreket medemek të vihet në rolin e një të paanshmi që nuk i lejon vetes të humbasë qetësinë në arsyetimin e një raporti akuzues, ku janë bërë pre “mendje të kufizuara” dhe ata... ata pra, “maskarenjtë”, që strehohen tek nacionalizmi shqiptar. Jo vetëm që ndërgjegjja e tij nuk u përgjigj, por ky opinionist kalimtar, i cili e mban veten si mbartës të lavdisë së letrave, në delirin e tij i përdor letrat, frazat e opinionet për të mjegulluar më tej pozitën e shqiptarëve.

Serbët, ndërsa shqiptarët në tërë kohërat ishin të vetmuar, kishin e kanë miq. Dihet se serbët ishin vasalët më besnikë të turqve, sulltanët në shekujt 15-19, ishin bij të kurvave serbe që mbushnin haremet e sulltanëve. Me pavarësinë, përkrahjen e ka pasur me pashë nga rusët, ortodoksët, por dhe europianët, të cilët ndonëse e dinin se zgjidhja më e drejtë ishte dhe është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, jo vetëm e lanë ta shqyenin, por së fundmi e kodifikuan me pakon “Ahtisari”, që nuk lejohet bashkimi. Serbët dhe shqiptarët kanë të përbashkët veçse armiqësinë shekullore, ndaj nuk çuditem aspak se ç’thonë. Ajo që di mirë është se nuk orvaten të përbaltin emra të cilësuar në raportin e Dik Martit e në lehjet e “La Putana” tek “Gjuetia”, të marra fjalë për fjalë nga raportet serbe.

Nëpërmjet emrave vetiu dilet tek UÇK-ja, kombi, raca dhe kolonët “me pjellori të lartë”, (si të pa kulturë që janë) që guxuan lirinë e tyre, duke shkelur synimin serb për t’i mbajtur si skllevër. Janë të shumta metodat, format dhe shpifjet për zhdukjen e popullsisë shqiptare në viset shqiptare të Jugosllavisë dhe më pas të Serbisë. Qindra e mijëra vetë i zhduku, me akuzën se “kanë lidhje me Shqipërinë”, i shkombëtarizoi duke i nisur në Turqi dhe emigracion. Të tjerë i futi në hasmëri. Edhe sot gëzohen njëlloj kur shohin kundërshtitë e formacioneve partiake. Aplikoi në vitet 1945/‘50 famëkeqin aksion të armëve, më i tmerrshmi dhe më i rrezikshmi për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe së fundmi, Gjenocidi 1999. Ata kryen krime që kërkojnë hakmarrjen e qiellit. Të rrethuar nga një pirg kufomash, serbëve kurrë nuk u ra ndërmend se duhet të kërkojnë të falur. Prapëseprapë, përpara gjithë torturave barbare populli shqiptar i Kosovës qëndroi e do qëndrojë i paepur, për të jetuar i lumtur dhe i lirë në truallin e tij. Raporti i Dik Martit të jep të kuptosh se shovenët serbë kanë ndryshuar metodat, por thelbi mbetet i njëjtë: mohimi i së drejtës njerëzore të kësaj popullsie për të jetuar në liri.

Thënien e Konicës “E kam për nder që më shajnë zgjebo të tillë”, e shkëputa nga publicistika e tij, si një shprehje që do t’i shkonte shumë për shtat situatës që po kalojmë, kur e tërë bota sheh nga njëra anë serbë që fërkojnë duart nga kënaqësia ngase tërbimi i tyre në luftën e fundit, në Ballkan ka qenë i justifikuar dhe shqiptarë, nga ana tjetër, të vendosur në mbrojtje të nderit të tyre. Si qytetar i këtij vendi, si “maskara” që jam strehuar me vetëdije tek atdhedashuria, në mbrojtje të nderit tim, një gjë mund ta them pa droje: atë që nuk ta pranon shpirti neverite, sepse të ngushëllon. Ngjarjet e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s ishin një vetëtimë që u gdhendën përjetshëm në qiellin Shqiptar dhe kjo është një e vërtetë që përsëri më ngushëllon e më jep zemër me vetëdijen se e vërteta ka qenë, është e do jetë një: lufta e drejtë e Ushtrisë së Çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb. Kjo e vërtetë është nderi im dhe i popullit të cilit i përkas. Të prehen të qetë ata 30 mijë shqiptarë që vrau regjimi serb në vitet 1981-1999, se gjaku e nderi i tyre nuk shkoi kot. Amanetin e tyre e kemi vendosur në nderin tonë. Nuk ka asgjë që do të mundë të kthejë mbrapsht rrjedhën e historisë, e cila korrigjoi një gabim dhe ka vendosur në nderin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës mbrojtjen e një populli të shumëvuajtur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›