QKR: Afati për bilancet deri më 30 shtator
04/08/2009 Dokumenti duhet vetëm me CD, duhet të ketë vulën e subjektit dhe firmën
Shtyhet me një muaj dorëzimi pranë çdo sporteli të Qendrës së Regjistrimit
Të gjitha subjektet private që duhet të dorëzojnë pranë sporteleve të Qendrës së Regjistrimit kanë afat deri më 30 shtator për ta bërë këtë gjë. Administrata e QKR-së njoftoi se ka shtyrë afatin, i cili ishte përcaktuar deri më 31 korrik të këtij viti. “Lajmërohen të gjitha subjektet se dorëzimi i bilanceve pranë çdo sporteli QKR-së shtyhet deri më 30 shtator 2009. Depozitimi i bilancit vjetor kontabël dhe raporti i auditimit vetëm për vitin ushtrimor 2008 do të dorëzohet vetëm me CD pranë sporteleve QKR-së në të gjithë Shqipërinë. Bilanci duhet të mbajë vulën e subjektit si dhe firmën, ose vetëm firmën në mungesë të vulës. Bilancet pa elementet e mësipërme nuk do të pranohen si të vlefshëm për hedhje në sistem”, - thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj administrate. Gjithashtu bëhet me dije se formati i bilancit të pranuar do të jetë PDF ose Excel (read-only). “Në rastin kur subjekti zgjedh formatin e dorëzimit të bilancit në formën Excel (read-only), duhet të bashkëngjitë të skanuar një dokument të lëshuar nga vetë subjekti, nëpërmjet të cilit të vërtetohet firma e nënshkruesit të bilancit dhe vula e shoqërisë, që nuk mund të pasqyrohen në formatin Excel”, - nënvizohet në njoftimin e QKR-së. Sipas përcaktimit ligjor, dorëzimi bëhet vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të QKR-së për aplikim dhe dorëzimi i bilancit vjetor dhe pasqyrave financiare pranë sporteleve të QKR-së nuk e përjashton subjektin nga dorëzimi i tyre pranë zyrave të tatim-taksave sipas legjislacionit tatimor.