Murdoch: Brenda vitit lajmet me pagesë
Tashmë e ripërsërit prej kohësh, në çdo rast kur është e nevojshme: "Ka mbaruar epoka e gjithçkaje falas për lajmet online". Është e lehtë të pritet që pas një tremujori të vështirë, që manjati i mediave Rupert Murdoch të bëjë lajmërimin e madh: Deri në fund të këtij viti fiskal, që i bie deri verën e ardhshme, të gjitha sajtet në pronësi të "News Corporation", gjigantit të komunikacioneve që kryesohet nga Murdoch, do ta bëjnë me pagesë aksesin në lajme. Pavarësisht performancës së mirë në televizione me një rritje fitimesh prej 39 përqindësh, në tremujorin e fundit, perandoria e Murdoch ka regjistruar një humbje prej 203 milionë dollarësh. Dhe për këtë një peshë të madhe ka rënia në fushën e publiciteteve. Dhe për këtë shkak, sipas manjatit australian, duhet të luhet me strategji të reja në bisnes, nëse do të vazhdohet të ofrohet një informacion me cilësi. Pika e referimit tani për tani mbetet "Ëall Street Journal", që prej kohësh ka përqafuar modelin freemium: disa përmbajtje ofrohen falas, disa të tjera me pagesë, premium. Një mekanizëm i tillë do të aplikohet edhe nga "News Corporation", që përfshin (New York Post, The Sun, The Times, News of the World, Wall Street Journal, si dhe televizionet Sky e Fox).
"Nëse do të kemi sukses së shpejti do të imitohemi edhe nga të gjitha mediat e tjera', ka shpjeguar Murdoch, duke nënvizuar se revolucioni dixhital ka hapur shumë kanale shpërndarëse falas, por me cilësi të ulët. Sipas tij, informacioni me cilësi kushton shumë. Të mërkurën, "News Corporation" ka mbyllur vitin fiskal me një rënie prej 3.4 miliardë dollarësh.
Ndërkohë që ndaj deklaratave të manjatit Murdoch kanë ardhur edhe disa reagime. 'Të paguash për marrjen e informacionit është jo vetëm e kotë, por edhe vetëvrasëse", ka komentuar eksperti i informacionit online Jeff Jarvis. Shkaku?! "Përveç kostove të marketingut dhe asistencës ndaj klientëve, në këtë mënyrë reduktohet publiku i lexuesve dhe si pasojë edhe publiciteti", shton Jarvis. Në këtë mënyrë, në botën mediatike rrezikohet të bëhet një autogol, dhe e gjitha kjo në avantazh të konkurrentëve që e japin falas informacionin.