BB: Borxhi publik i Shqipërisë më i lartë se vendet e rajonit
TIRANE - Banka Botërore ka prezantuar raportin më të fundit me titull “Rikthimi i shkëlqimit të modelit ekonomik europian”. Krye ekonomisti i BB-së për Europën dhe Azinë Qendrore, Internit Gill tha se ekonomia shqiptare është një ekonomi që mund të vlerësohet si histori suksesi. Megjithatë ai theksoi se niveli i borxhit publik është tejet i lartë, krahasuar me disa shtete të rajonit, si Maqedonia, Serbia apo Kroacia.
“Borxhi publik në Shqipëri dhe përqindja e tij janë tregues negativ për ekonominë. Borxhi është më i lartë në krahasim me Maqedoninë, Kroacinë dhe Serbinë. Megjithatë Shqipëria është një histori suksesi dhe ka kaluar nga një vend me të ardhura të ulëta, në një vend me të ardhura të larta. Rreth Shqipërisë kanë ndodhur zhvillime pozitive.”- deklaroi Gill.
Në fjalën e tij, kreu i Financave Ridvan Bode tha se qeveria me masat e ndërmarra, si ulja e taksave dhe heqja e barrierave burokratike, ka ndikuar pozitivisht për ekonominë. Bode gjithashtu u ndal edhe tek reforma e skemës së pensioneve.
“Shqipëria ndodhet në grupin e vendeve që gjatë kësaj periudhe ka zvogëluar diferencën midis kohëzgjatjes së pagimit të pensioneve, përmes politikës së zgjatjes së moshës së daljes në pension. Në kemi deklaruar që është e domosdoshme reforma për skemën e pensioneve në Shqipëri.”- deklaroi Bode.
(er.nu/news24/BalkanWeb)