E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i kërkuari për marrëdhënie seksuale me të mitur

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 856, datë 25.10.2010, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Engjëll Balla(24-vjeç), për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale apo homoseksuale me persona të mitur”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal dhe veprës penale të “Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”,
parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal.

Shtetasi Engjëll BALLA është ndaluar nga punonjësit e policisë kroate më
datë 03.09.2010, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga
Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, i shoqëruar edhe nga një shtetase e
moshës 14 vjeç. Pas hetimeve të kryera nga Policia kroate në bashkëpunim me
Policinë e Shtetit tonë, është konkluduar se shtetasja e mësipërme ishte
viktimë e trafikut për qëllim prostitucioni me destinacion Belgjikën.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i
mundur më datë 17.01.2012, në “Aosta-Itali”, arrestimi i këtij shtetasi, me
qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar
përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Start/

                                                                                             2012-03-17 10:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›