Borxhi publik, BB: Rrisni të ardhurat, çojeni në 40% të GDP- së
Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Intermit Gill ka deklaruar se shqipëria duhet të bëjë më tepër kujdes me borxhin publik.
Sipas një interviste të dhënë për televizionin Top Channel, ai ka deklaruar se ajo që duhet të bëjë qeveria lidhur me borxhin është të marrë masa për ta zbritur atë në 40% të Prodhimit të Brendshëm (GDP).
“Une mendoj se ne rastin e Shqiperise gjeja qe duhet pare eshte borxhi publik. Borxhi i Shqipërisë është i larte, per vende me te ardhura te mesme. Ne nivelin 60 per qind ai konsiderohet 20 pike perqindje ndaj GDP me i madh. Kjo do te thote se ka nje kosto per ta financuar kete borxh dhe kjo zakonisht merr fonde nga sektore te tjere si shendetesia apo arsimi. Lajmi i mire eshte se Shqiperia ne disa perberes te shpenzimeve qeveritare si mbrojtja sociale apo te tjera eshte me mire se vendet e tjera, Por nga ana tjeter eshte borxhi i larte per te cilin ndoshta shqiperia duhet te beje perpjekje me te medha”,- tha Gill.
Sipas tij qëllimi i uljes së borxhit publik është për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, pasi më shumë se gjysma e ekonomisë së vendit varet nga këto investime.
“Eshte e bazuar ne eksperiencen e vendeve te tjera ne mbare boten se cili eshte niveli me i mire i borxhit publik ne te cilin vendi ka perparesi ne terheqjen e financimeve nga jashte. Per cdo grup te caktuar vendesh ka nje nivel te catuar borxhi. Per ekonomite e medha te zhvilluara eshte 90 per qind. Per ekonomite me te vogla te zhvilluara eshte 60 per qind, ndersa per ekonomite e ngjashme si Shqiperia eshte 40 deri ne 50 per qind. Pertej ketij duhet t’u tregosh me shume investitoreve te huaj, ne menyre qe ata te te japin financime me terma te arsyeshem. Gjithmone gjenden financime por pertej nivelit 40 per qind behen me te shtrenjta. Kjo eshte asryeja”, – tha Gill.
Më tej ai shprehet se qeveria për të ulur borxhin duhet të rrisë shpenzimet për PBB- në, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.
“Fillimisht shpenzimet e qeverise ndaj PBB-se ne Shqiperi jane te uleta krahasuar me vendet e tjera. Keshtu qe rruga e pare do te ishte te gjendeshin rruge per te rritur te ardhurat. Ketu nuk flas per te rritur taksat, por eficencen e mbledhjes se tyre. Se dyti eshte rritja e shpenzimeve qe ben qeveria. Masat qe permiresojne eficensen e tyre ne shendetesi, arsim, mbrojtjen sociale dhe infrastrukture do te cojne ne nje rritje me te madhe ekonomike duke rritur te ardhurat, dhe madje mund te cojne ne ngushtimin e deficiteve dhe uljen e borxhit”, – vijoi ai.
Ndërsa në përfundim ai shprehet se duke e krahasuar situatën e tanishme me 20 vjet zhvillim, vendi ynë ka bërë progres dhe sipas tij rrallë gjen një vend të ketë rritur kaq shpejt të ardhurat për frymë në një kohë kaq të shkurtër si Shqipëria dhe kjo sipas tij është histori suksesi.
Shkrime të tjera me interes:
- Borxhi kercenohet nga rritja ekonomike Tiranë – Borxhi i qeverise përballet këtë vit me tre...
- Borxhi publik në Shqipëri, Banka Botërore: Ndër më të lartit në rajon Tiranë- Banka Botërore ka deklaruar se Shqipëria ka nivelin e...
- Bien te ardhurat nga taksat, perkeqesohen financat Bilanci financiar i qeverisë u përkeqësua në Gusht, pasi të...