E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, gjenden paratë, 40-vjeçarja mund të jetë fshehur nga frika

Nëndrejtori i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Xhefer Elezi,  saktësoi se, “janë gjetur  në mjediset e shtëpisë  3 milion lekët  (të vjetra)  që vlerësoheshin të humbura që në  momentet kur u konstatua zhdukja e gruas 40- vjecare. Paratë u gjetën në një vend tjetër, jo aty ku i kishte lënë  vetë e zonja e shtëpisë. Ajo ndoshta ka harruar vendin ku i kishte lënë  dhe kësisoj nga frika e burrit për humbjen e parave mund të jetë fshehur”.

Ndërkohë, banorët e pallatit pohojnë se e kanë parë gruan dy tre herë  t’i drejtohet kazanit të plehrave, ndërsa më pas kanë marrë vesh nga familjarët se ajo është zhdukur. Gjithsesi, ende nuk ka ndonjë shenjë më konkrete të gruas, nënë e 3 fëmijëve,  që u zhduk misteriozisht  2 ditë më parë nga banesa  e saj  në katin e parë të një pallati të lagjes nr. 5.  Ndërsa në hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë  marrin pjesë edhe ekspertë të drejtorisë së përgjithshme të policisë.

Hetimet tashmë janë përqendruar në dyshimin se gruaja është fshehur nga frika për humbjen e  parave  duke qenë se ajo ishte shtëpiake dhe gjithë faji do të binte mbi të. Por, tashmë  paratë janë gjetur të fshehur në një vend tjetër brenda banesës, gjë që lë të shpresosh për zgjidhjen e kësaj enigme që ka tronditur mbarë opinionin e këtij qyteti./Start/

                                                                                             2012-03-17 12:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›