BB: Do vijojme investimet per energjetiken shqiptare
Banka Boterore do te vijoje ta mbeshtese sektorin elektro-energjetik shqiptar, duke i ofruar nje bashkepunim afatgjate. Ky ka qene konkluzioni i nje takimi pune mes ministrit te Ekonomise, Edmond Haxhinasto dhe menaxheres se BB-se per Tiranen, Kseniya Lvovsky, i konceptuar pikerisht si nje diskutim i perbashket mbi problematikat e ketij sektori. Ne kete aspekt, Haxhiansto dhe Lvovsky, theksuan se qeveria shqiptare dhe Banka Boterore, do te dine te perballen me sfidat dhe risqet jo te pakta, me te cilat po ndeshet dhe do te ndeshet sektori i energjise elektrike ne te ardhmen. Duke rene dakord qe palet te hartojne dhe miratojne nje program pune te perbashket, mbi mbeshtetjen afatgjate te ketij sektori nga ana e Bankes Boterore. Ne baze te tij, ky plan pune parashikon nje mbeshtetje financiare dhe menaxheriale per te optimizuar sistemin elektro-energjetik, si edhe per te reformuar me tej kuadrin rregullator. Nderkaq, me nje fokus te vecante ne sektorin e shperndarjes se energjise elektrike, ky plan pune mesohet se ka ne plan te pare edhe venien ne eficence te pjeseve problematike te ketij sektori. Kujtojme sakaq, se nje takim i tille, zhvillohet vetem pak dite pasi Enti Rregullator i Energjise i ka hequr licencat qe zoteronte ne sektorin e energjise, kompanise ceke “CEZ Shperndarje”. Dhe se ofrimi i garancise per vazhdim bashkepunimi nga ana e Bankes Boterore per palen shqiptare, duket me shume si nje shenje mbeshtetje ndaj saj. Por BB-ja, eshte edhe institucioni, i cili ka dale garant ne momentin e privatizimit te OSSH-se me nje shume prej 60 milione eurosh. Nje pretendim tashme ky i pales ceke, dhe qe mesa duket nuk e ka penguar aspak shefen e BB-se ne Tirane te shprehet para ministrit shqiptar per hartimin e nje plani pune te perbashket per te zgjidhur problematikat ne sektorin e energjise, sidomos ne lidhje me sistemin e shperndarjes. E pikerisht ne nje kendveshtrim te tille, ministri Haxhinasto e cilesoi si nje sinjal shume te mire per ekonomine, por edhe per investitoret qe e vleresojne klimen e biznesit ne Shqiperi, vazhdimin e bashkepunimit me Banken Boterore.