Konkretizohet TAP, gati plani per cdo efekt nga punimet Eglantina Nasi
Ata i kane marre te gjitha masat. Qofte edhe per “surprizen” me te vogel, qe mund te shfaqet gjate punimeve per ndertimin e gazsjellesit. Fjala eshte per ekspertet e projektit Trans-Adriatik, te cilet permes nje raporti te kompletuar, i kane paraqitur pales shqiptare te gjitha detajet e realizimit te tij. Shoqeruar edhe me vleresimin e ndikimit te tij ne mjedis, si dhe jeten sociale ne vendin tone. Nje dokument voluminoz ky, i shoqeruar edhe me te gjitha vizatimet teknike perkatese, metodat e ndertimit, standardet mjedisore dhe sociale, mjedisin biologjik etj. Konkluzioni i te cilave eshte se per te gjitha ndikimet negative te mundshme ne mjedis, ne trashegimine kulturore apo burimet socio-ekonomike, ekspertet e TAP-it kane hartuar dhe parashikuar te gjitha masat per shmangien, zvogelimin apo zbutjen e tyre. Ne kete aspekt, mund te thuhet tashme se projekti TAP eshte gati per t’u promovuar si nje opsion praktik i studiuar mire per projektin e transportit te gazit nga Shah Deniz i Azerbajzhanit, drejt Shqiperise. “Perpara fillimit te cdo pune ndertimi, do te behen regjistrime topografike dhe fotografike te kushteve ekzistuese te gjurmes se gazsjellesit dhe te rrugeve te qasjes, te cilat do te perdoren si standarde perkundrejt te cilave do te gjykohet cilesia e punes”, thuhet para se gjithash ne kete raport. Duke shtuar “punimet per ndertimin e 209 kilometrave gazsjelles do te ndahen ne gjatesi te menaxhueshme te quajtura “shtrirje”, ndersa periudha e pergjithshme e ndertimit te gazsjellesit, do te jete 39 muaj”. Duke saktesuar se gjithashtu “gjurma e gazsjellesit kalon neper shume zona qe kerkojne qasje te specializuara ndertimi”. Ne kete aspekt, projekti i TAP-it parashikon edhe hidro-testimin, e cila eshte metoda me e zakonshme per testimin e gazsjellesit dhe kontrollin e ndonje rrjedhje te mundshme gazi perpara leshimit ne pune. Nga ana tjeter, projekti duket se ka menduar edhe per ceshtjen e trajtimit te rrezikut mbi cilesine e ajrit ne zone per shkak te shkarkimeve te mjeteve lundruese ne det. Duke parashikuar hartimin e nje plani te posacem per menaxhimin e trafikut te mjeteve lundruese. “Te gjitha mjetet lundruese do te kene ne bord planet e emergjences per ndotjen nga nafta”, citohet saktesisht ne kete raport. Me tej, raporti sqaron edhe se ne aspektin vleresues mjedisor, masa konkrete jane marre edhe per mbrojtjen e gazsjellesit nga rreshqitja e tokes dhe jostabiliteti i saj. “Ne Shqiperine lindore terreni eshte malor me akses shume te veshtire. Mund te kete shume zona qe jane sfiduese per nje gazsjelles per shkak te gjeo-rreziqeve; vecanerisht rreshqitjet e tokes, permbytjet e tokes dhe kanalet e gerryera. Por pas largimit te mbuleses natyrore per kanalin prane brigjeve te lumit, hekurudhave dhe rrugeve, terreni duhet pershtatur. Siperfaqja do te perforcohet me zhavorr, rere ose do te stabilizohet me cimento ose gelqere. Ne brigjet e lumit do te zbatohen gjithashtu masa te pershtatshme mbrojtese per te parandaluar jostabilitetin dhe erozionin e bregut te lumit etj”, jane te tjera shpjegime teknike qe japin ekspertet e TAP-it edhe rreth ketyre pengesave te mundshme ne realizimin e projektit ne fjale. Per te perfunduar me detajet e ndertimit te gazsjellesit bregdetar, i cili do te kete ne baze te tij nje dige izoluese. “Punimet per shtrimin e tubave do te fillojne ne Itali ne daljen ne det, dhe do vazhdojne nga e njejta anije deri sa te arrihet seksioni shqiptar prane bregut, 7 km nga bregu”, citohet me tej ne dokumentin e lartpermendur.
Si do menaxhohen dhe largohen mbetjet e krijuara gjate ndertimit?
“Ne pergjithesi, duhet thene qe menaxhimi i mbetjeve do te kryhet ne perputhje me kuadrin ligjor dhe duke marre ne konsiderate praktikat me te mira nderkombetare”. Kjo eshte ajo qe sqarojne ekspertet e TAP-it ne raportin e tyre mbi vleresimin e ndikimit te tij ne mjedis. Duke shtuar me tej se te gjitha materialet e mbetjeve do te grumbullohen, depozitohen dhe transportohen me vete ne kosha dhe kontejnere te miratuar. Ku per transportimin, riciklimin dhe largimin e mbetjeve do te perdoren kompani te certifikuara nga autoritetet perkatese. “ Objektivi i pergjithshem eshte minimizimi i ndikimeve te mbetjeve te prodhuara gjate fazes se ndertimit duke minimizuar sasine e mbetjeve qe prodhohen; maksimizuar sasine e mbetjeve qe riciklohen, si edhe minimizuar sasine e mbetjeve qe depozitohet ne gropat ne toke. Pa harruar edhe qe te gjitha mbetjet e rrezikshme te ruhen dhe te transportohen ne menyre te sigurt ne depot e pershtatshme”, citohet gjithashtu nga ekspertet e TAP-it.
Respektimi i kushteve mjedisore ne vend, sipas standardeve te caktuara nga BERZH
Perputhja e projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik me standardet mjedisore te Bashkimit Evropian dhe me legjislacionin kombetar, eshte nje nga kushtet e Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, ne kuadrin e venies ne zbatim te projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik. Pikerisht ne te, bazohet edhe kerkesa e performances mbi parandalimin dhe pakesimin e ndotjes gjate impeleneitmit te tij. “Gjate projektimit, ndertimit, funksionimit dhe nxjerrjes nga puna merrni ne konsiderate veshtiresite teknike te instalimit, vendndodhjen gjeografike te tij dhe kushtet mjedisore lokale/te ambientit dhe zbatoni teknologji dhe praktika (teknika) per parandalimin dhe kontrollin e ndotjes qe pershtaten me mire per te shmangur ose, kur shmangia nuk eshte e mundur, per te minimizuar ose pakesuar ndikimet e pafavorshme mbi shendetin njerezor dhe mbi mjedis nderkohe, qe mbetet e realizueshme nga ana teknike dhe financiare, si dhe me kosto-efektive”, mesohet te kete qene njera nga kerkesat konkrete te bera nga BERZH ndaj hartuesve te projektit TAP. Shtuar edhe ato te tjerat mbi shmangien e ndotesve te ajrit, clirimin e gazrave te seres etj.
Cfare gazi do te transportohet dhe si do ndertohen tubacionet?
Gazsjellesi Trans-Adriatik, do te transportoje gaz natyror, i cili ka perberje te ngjashem me ate te ofruar per furnizim shtepiak dhe industrial, per perdorime te tilla si ngrohja dhe prodhimi i energjise. Ky sqarim jepet ne raportin e projektit, duke saktesuar se ky gaz eshte nje perzierje qe perbehet kryesisht nga metani, zakonisht me nje sasi 0-25% me shume hidrokarbure, gaz natyror dhe substanca shoqeruese. “Perpara se gazi natyror te futet ne gazsjelles, ai do t’i nenshtrohet perpunimit per te larguar shumicen e papastertive ne menyre, qe gazi natyror te mund te perdoret si karburant”, thuhet me tej. Ndersa lidhur me tubacionin per percjelljen e tij, percaktohet ai i futur nen toke qe pershkon vendin nga kufiri shqiptar deri ne stacionin e kompresoreve SK02 eshte afersisht 203 km i gjate dhe ka nje diameter 48. “Ndersa nga pika SK03 deri ne daljen ne Detin Adriatik, tubacioni i gazit eshte afersisht 6 km i gjate me diameter 36”, detajohet me tej. Sikunder pohohet edhe se inxhinieret do te shtrijne gjithashtu kabllo me fibra optike paralele me tubacionin pasi keto nevojiten per komunikim. “Gjeresia e punimeve te ndertimit per projektin TAP eshte 38 m dhe mund te ngushtohet ne 28 m, aty ku e kerkojne kufizimet fizike”, citohet me tej ne raportin per vleresimin mjedisor.