E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Projekti i LSI per te rinjte, arsimim per punesim

Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka deklaruar dje se projekti i kesaj force per te futur te rinjte ne sistemin e punesimit, eshte arsimim per punesim. Ne takimin e zhvilluar nga

Levizja Rinore per Integrim per “Praktikat e Punes ne sherbim te studenteve per trajnim profesional”, Meta ka deklaruar se diskutimi i ideve do te sjelle rritjen e menyrave, sesi duhet te zhvillohet arsimi dhe tregu. “Duhet punuar ne kete drejtim per te bere permiresime ne legjislacion, qe garantojne praktikat e punes dhe natyrisht qe kjo do te avancoje permes shembullit konkret. Ju bete pyetjen, nese kjo iniciative eshte thjesht per te terhequr vota, por kjo ne fakt eshte nje iniciative e LRI-se, ashtu sic kane qene shume iniciativa te tjera. Ne e mirekuptojme dhe e mbeshtesim, perderisa kjo perkon plotesisht me devizen tone “Arsimim per punesim”, tha dje kreu i LSI-se. Ai u shpreh se LSI-ja do te jap shembullin konkret ne kete drejtim. Ai u shpreh e do te angazhohen drejtuesit e LSI-se, qe jane ne qeverisje per te bere me eficente keto projekte per te gjithe te rinjte. “Ne do te perpiqemi te japim shembullin tone konkret. Besoj se edhe zoti Haxhinasto apo edhe perfaqesues te tjere, mund te bejne shume ne bashkepunim me universitetin e Politeknik, me fakultetin e shkencave gjeologjike dhe ne shume fusha te tjera, ku kemi ndermarrje publike, ku kemi kompani te ndryshme private per te realizuar memorandume apo bashkepunime, te cilat i krijojne keto mundesi. Por, e rendesishme eshte qe kjo praktike pune te njihet, te realizohet dhe te fitohen njohurite praktike, konkrete, sepse sic e permendet kur nje biznes privat ben nje interviste, ai eshte i interesuar dhe teston nese ekziston nje pervoje e vertete apo jo”, tha kreu i LSI-se. Ai u shpreh se praktika e punes, eshte nje mundesi e mire per te gjithe te rinjte qe te kene me pas hapesire ne treg. “Nje sfide tjeter per praktikat e punes apo te pergatitjes per te filluar pune, ka te beje edhe me formimin profesional ne pergjithesi, i cili eshte nje proces qe nuk perfundon asnjehere pasi jetojme ne nje te re, te zhvillimeve te jashtezakonshme teknologjike dhe gjithnje ka nevoje per t’u adoptuar me kerkesat dhe standardet e kohe”, tha kreu i LSI-se. Meta u shpreh se zhvillimi i praktikave mund te behet edhe nepermjet memorandumeve dhe marreveshjeve mes institucioneve arsimore dhe subjekteve privat. “Kjo eshte shume e rendesishme dhe kjo mund te realizohet nepermjet memorandumeve apo marreveshjeve me dhomat e tregtise, te cilat jane te ndryshme. Njekohesisht persa i takon qeverise, mendoj se kjo eshte me e thjeshte, persa i takon intershipeve ne institucione zyrtare, ne ministri, ne ndermarrje apo institucione te tjera publike, duke pasur ne konsiderate specifiken e cdo fushe”, tha kreu i LSI-se, Ilir Meta.

Projekti i LRI-se

Projekti i LRI-se “Praktikat e Punes”, jane programe te cilat u sherbejne studenteve per trajnim profesional. Menyra tipike e te zhvilluarit te nje praktike pune, nenkupton shkembim eksperience ndermjet praktikantit dhe punonjesit qe e ka ne mbikeqyrje. Ne tryezen e rrumbullaket te organizuar dje, pervec 195 te rinjve qe kane aplikuar prane LRI-se per te perfituar nga ky projekt, kane qene te pranishem dhe drejtues te LSI-se, si dhe perfaqesues ne qeverisjen qendrore apo lokale, perfaqesues te ndryshem nga media, biznesi, Dhoma e Tregtise etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›