BB: I paqartë fati i projektit të Jugut
Fati i projektit prej 38 milionë dollarësh që duhej të sillte një "Menaxhim të integruar të zhvillimit të bregdetit të Jugut" në Shqipëri është i paqartë. Zyrtarë të Bankës Botërore kanë bërë të ditur se projekti është pezulluar që në 9 janar dhe se fati i tij do të shqyrtohet më vonë. Si rregull, Banka Botërore administron edhe paratë e donatorëve të tjerë në një projekt të përbashkët.
Projekti- i cili financohet nga një kredi e Bankës Botërore prej 17 milionë dollarësh, si dhe nga donatorë të tjerë, synonte të krijonte vepra infrastrukturore si dhe kuadër ligjor -u pezullua pasi u mësua se qeveria shqiptare urdhëroi rrafshimin e pjesshëm të fshatit Jal dhe deklaroi se "Banka Botërore e pati kërkuar një gjë të tillë". Një hetim i pavarur zbuloi shumë shkelje gjatë hartimit dhe zbatimit të projektit, shkelje që binin ndesh me politikën e BB për uljen e varfërisë. Gjatë hetimit, Paneli hasi në mosbashkëpunim me anëtarë të stafit, përfshirë fshehje dhe keqinterpretim faktesh. Dyshimet e ngritura prej tij iu kaluan Departamentit të Integritetit Institucional, një grup kontrolli të brendshëm në Bankën Botërore, i cili ka hapur hetimet e veta më 1 dhjetor. Departamenti do të hetojë komunikimin mes Panelit dhe Stafit dhe do të marrë masa "korrektuese".
Fati i projektit
Zyrtarë të Bankës Botërore thonë se në shqyrtim janë dy alternativa për projektin. Një alternativë është që projekti të ndërpritet dhe të nisë nga e para. Në këtë rast, stafi ndërmjetës mes qeverisë dhe bankës, pra grupi i zbatimit të projektit dhe posti i koordinatorit, do të shuhen për t‘u hapur nga e para.
Varianti i dytë është që projekti ekzistues të vijojë, por që komponenti i planifikimit urban, të hiqet nga kompetencat e projektit, gjë që do të zhvlerësojë një numër të madh studimesh ambientale. Kjo do të thotë se "njollat ndërtimore" të cilësdo qeveri qoftë, nuk do të mund të zbatohen, së paku jo nën emrin e Bankës Botërore. Komponentët e tjerë të projektit përfshijnë ndërtim rrugësh, ujësjellësish dhe rehabilitim portesh. Projekti duhej të mbaronte në vitin 2010, sipas axhendës fillestare. Punimet e rëndësishme infrastrukturore nuk kanë nisur ende. Fati i projektit është i paqartë edhe për shkak të dyshimeve që banorët e zonës kanë krijuar në lidhje me të. Një aspekt i rëndësishëm i punimeve civile nënkupton kontribut financiar nga komunitetet vendëse, por banorët e zonës nuk dëshirojnë as të dëgjojnë më për të. Vendësit dyshojnë se pas projektit fshihen interesa kompanish.
Shkeljet e gjetura
Paneli i Inspektimit doli në konkluzionin se ndërtimet e Jalit u prishën nga qeveria shqiptare, e cila keqpërdori emrin e Bankës Botërore, ndërsa menaxherët e projektit nuk punuan siç duhet për të mbajtur emrin e institucionit jashtë çështjes. Paneli tha se punonjësit e BB fshehën fakte dhe manipuluan dokumente. Ai tha se prona nga fshati Jal janë vendosur në shitje në internet në një faqe uebi, që ofron gjithashtu 2.4 milionë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit dhe 1 milionë m2 në Ksamil. Qeveria shqiptare është ndjerë e fyer nga këto gjetje. Sipas Kryeministrit Berisha, "Banka Botërore duhet të kërkojë ndjesë", pasi Paneli pati tejkaluar kompetencat e veta. Vetë BB nuk ka pranuar të komentojë akuzat e Kryeministrit Berisha.