Berat, mjeti i ushtrisë aksidenton me vdekje 65 vjeçarin
Një 65- vjeçar është aksidentuar për vdekje në orët e para të mbrëmjes së djeshme në Berat, ndërkohë që policia konfirmoi se aksidenti erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit nga një punonjës i ushtrisë. Ilmi Lamanjaku, humbi jetën në afërsi të fshatit Kutalli, në rrethin e Beratit ndërsa ishte duke kaluar rrugën rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme.
65- vjeçari, banor i Roskovecit mësohet se kishte shkuar tek të afërmit në fshatin Kutalli dhe ishte në pritje të një mjeti në anë të rrugës për tu rikthyer në banesën e tij. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se një mjet tip Benz -190 me targa ushtrie mësohet të ketë aksidentuar rëndë burrin, i cili ndodhej në anë të rrugës. Vetë drejtuesi i mjetit, por dhe kalimtarë të rastit janë mundur të vijnë në ndihmë të aksidentuarit, por ai mësohet të ketë gjetur vdekjen e menjëhershme pa mundur të mbërrijë gjallë në spital. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertët e policisë rrugore, që kanë nisur hetimet rreth këtij aksidenti. Sipas burimeve të policisë ka qenë mjeti me targa ushtarake U 1014, që drejtohej nga Lorenc Muça, që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje. 31 vjeçari Muça, banues në lagjen Laprakë mësohet se udhëtonte me mjetin e tij të punës drejt daljes së Beratit në kohën që ka shkaktuar aksidentimin e 65- vjeçarit. Punonjësi i ushtrisë mësohet se është arrestuar nga policia dhe do të përballet me veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Email This Klikime: 3
Email This Klikime: 3