Rokadë në dogana, lëviz drejtuesi i Fierit dhe i Vlorës
Tashmë kanë marrë firmën dhe vulën e drejtorit të përgjithshëm të doganave lëvizjet në dy prej dogave fqinjë, asaj të Vlorës dhe të Fierit. Sipas kësaj shkrese, drejtori i tanishëm i doganës së Vlorës, Hysni Sharra do të drejtojë doganën e Fierit, ndërkohë që në doganën e Vlorës është komanduar ish- drejtori i kësaj dogane në vitin 2005, Naun Dushku.
Por ky komandim do të jetë i përkohshëm sepse vendimi është marrë që drejtor i ri i doganës në qytetin bregdetar do të jetë Llukan Nasi, i cili do ta marrë detyrën ditë më vonë. Nuk jepen hollësi për këtë ndryshim, por tashmë kjo është punë e mbaruar. Sharra ka drejtuar këtë doganë që nga viti 2005 kur pushtetin e mori PD dhe erdhi në këtë detyrë pasi drejtonte forumin rinor të partisë në pushtet. Ndërkohë që Dushku pas largimit nga kjo detyrë zëvendësuar pikërisht nga Sharra, ka punuar në doganën e Kakavijës. Është interesante të mësohet se gjithçka në këto emërime është bërë pasi vetë të emëruarit nuk ndodhet aktualisht në vend por në një kurs profesional në Egjipt. Me të mbërritur në vend ata do të njihen me këto emërime për t'ju përkushtuar punës në detyrat e reja.
Email This Klikime: 3
Email This Klikime: 3