BB: “Kina, vendi që do të nxjerrë botën nga kriza ekonomike”
Drejtori i Drejtorisë së Parashikimeve të Bankës Botërore, Hans Timer, tha dje se, në ekonominë kineze janë shfaqur shenja përmirësimi dhe Kina do të jetë një nga vendet e para që do ta udhëheqin ekonominë botërore të dalë nga kriza. "Në Kinë nuk ekziston problemi i dobësisë së makroekonomisë si në vende të tjera në zhvillim. Më e rëndësishmja është që ekonomia kineze ka ende prirje të fuqishme rritjeje",- u shpreh Timer. Nga viti 1996 deri në vitin 2008, Kina pati një përparim të dukshëm në efektivitetin e qeverisjes dhe radhitet në vendet e para në renditjen e vendeve e rajoneve përkatëse. Ndërkohë, qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut shënoi pikën më të lartë në parandalimin e korrupsionit.
2 Korrik 2009