E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave: Industria, sektori me rritjen më të lartë



Investimet për periudhën katërvjeçare në vazhdim parashikohet të rriten në terma realë me një ritëm mesatar prej rreth 6.1 për qind. Sërish një devijim të dukshëm nga ky ritëm përbën viti 2009. Sipas Ministrisë së Financave, ky fakt u atribuohet dy faktorëve: viti 2009 pason një vit me një ritëm tepër të lartë të investimeve në ekonomi me rreth 16.5 për qind, komponent i cili ka qenë dhe promotori kryesor i rritjes prej 7.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2008, ku në veçanti evidentohen investimet publike të rritura me rreth 62 për qind ndaj 2007. Për vitin 2009, investimet publike do të qëndrojnë thuajse në të njëjtat nivele të vitit 2008, duke u rritur lehtësisht me vetëm 1.4 për qind. E dyta, gjithashtu investimet private në vitin 2009 janë projektuar të rriten me një ritëm prej 1.5 për qind krahasuar me dy vite më parë ku ato janë rritur përkatësisht me rreth 13 e 8 për qind respektivisht për vitet 2007 e 2008. Po sipas ministrisë, një nga faktorët përcaktues në ritmin e rritjes të investimeve private së projektuar për vitin 2009 është një ritëm rritjeje i pritshëm më të ulët i kreditimit të sektorit privat gjatë vitit 2009.

2 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›