Administrata publike nuk angazhohet në punë, pret rezultatet e zgjedhjeve
Mungesa e shefave të angazhuar me fushatën nuk sjell në zyra as nëpunësit. Pas ndërprerjes pritet urdhri i kryeministrit që administrata të rinisë punën
Ervin KOÇI
Administrata shtetërore duket sikur ka marrë pushimet që prej datës 28 qershor, me justifikimin “se po pret rezultatet e zgjedhjeve”. Gati në të gjitha ministritë, Kryesinë e Kuvendit, si dhe në shumë institucione dhe drejtori në varësi të qeverisë, asnjë nëpunës nuk i është kthyer detyrës prej disa ditësh. Të vetmit që shikon në dikasteret shtetërore janë rojet e objekteve, të cilët kujdesen për godinat bosh. Sipas informacioneve, e gjithë administrata pubike ka qenë e angazhuar gjatë javës së kaluar por dhe gjatë gjithë muajit qershor me fushatën elektorale. Për pasojë, në mungesë të shefave të cilët janë angazhuar më shumë se kurrë me këtë fushatë, si dhe në pritje të daljes së rezultateve përfundimtare zgjedhore edhe punonjësit e administratës nuk kanë shkuar në punë. Sipas disa punonjësve të administratës, “në të gjitha institucionet gjithçka duket e paralizuar, në një kohë që personeli dhe të gjithë zyrtarët e administratës janë nëpër shtëpi me sytë përpara televizorëve për të marrë vesh fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit”. Nga ana tjetër punonjës të administratës shtetërore deklarojnë pa dashur të identifikohen se, janë në panik prej këtyre zgjedhjeve pai nuk e kanë të qartë se si do të vejë fati i tyre pas përcaktimit të fituesit. Duket se frika për ndryshimin ose jo të forcës politike që qeverisi deri tani vendin, ka pushtuar edhe mjaftë zyrtarë, sidomos ata të emëruar në detyrë politikisht, pasi fati i tyrë është i lidhur ngushtë me ngjyrimin e forcës politike të cilën përfaqësojnë. Më të qetë janë punonjësit e atyre institucioneve që nuk kanë lidhje direkte me qeverinë, si dhe profesionistët, të cilët më shumë se kurrë vendin e punës e shikojnë të garantuar tek shpatullat e tyre.
Përfshirja në fushatë
Qëkur filloi fushata elektorale, por edhe më parë, duke filluar nga nivelet më të larta të strukturave shtetërore dhe deri në bazë, u përdorën mjetet dhe burimet financiare të shtetit për të përfituar sa më shumë vota. Qeveria e zbrazi arkën për ish-pronarët, ish-të përndjekurit, mjekët, infermierët, pensionistët, e kështu me radhë; dhe koncesione si dhe bëri privatizime pa fund në këto gjashtë muaj; legalizoi banesa në zonat informale; dha tapi nëpër zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ka zhbërë tapi dhe ka ngritur komisione të verifikimit të titujve të pronësisë, të cilat u vunë edhe në funksion të garës për 28 qershor; dha licenca dhe leje për aktivitete të ndryshme; dha shpërblime dhe paga, që të gjitha këto në funksion të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndër gjërat më të rëndomta të kësaj periudhe ishte dhe vënia në dispozicion të shtabeve elektorale të makinave shtetërore të deputetëve, ministrave, drejtorëve të administratës dhe deri te nëpunësi më i thjeshtë. Një fakt i tillë është konstatuar edhe nga misioni i vëzhguesve afatgjatë në Shqipëri, i cili tha se u përdorën mjetet dhe administrata në funksion të zgjedhjeve. Edhe opozita e denoncoi me forcë shpërdorimin e mjeteve në pronësi të shtetit dhe administratës publike në fushatën zgjedhore.
Kostoja e fushatës
Shqiptarët i kanë paguar më shtrenjtë se asnjë herë tjetër këto zgjedhje parlamentare. Zgjedhjet e 28 qershorit mund të konsiderohen si më të shtrenjtat, edhe pse shifra e saktë që është shpenzuar për to, është shpejt për t’u mësuar. Plot 700 milion lekë ishin parashikuar në buxhetin e shtetit të këtij viti për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këto para janë përdorur për fletën e votimit, pagesën e komisionerëve apo kamerat vëzhguese. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, kostoja e këtyre zgjedhjeve është 40 milionë lekë më shumë sesa ato që u mbajtën për parlamentin e vitit 2005. Nga ana tjetër edhe fondi i partive politike është rritur, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2005. Sipas ekspertit Kristaq Kume, në këtë pikë ka vend për të diskutuar, pasi asnjë nga subjektet politike nuk e ka bërë transparencën e parave të fushatës së tij, edhe pse shumat e shpenzuara ia kalojnë disa herë shifrave të dhëna nga buxheti i shtetit. Partitë politike nuk kanë respektuar asnjëherë ligjin, i cili i detyron ato të deklarojnë financimet apo donacionet, që përdorin për fushatë elektorale. Por pavarësisht standardeve që premtohen në këto zgjedhje, sërish në këtë pikë të ligjit, është e sigurt se do të kemi një standard të dështuar. Nga ana tjetër kemi edhe shpenzimet e larta të qeverisë dhe huamarrjen e shumtë e cila është justifikuar me investimet për qëllime elektorale dhe nga ana tjetër ka thelluar borxhin publik.
2 Korrik 2009