Ankandi, BSH hodhi për shitje 12.6 miliardë lekë bono thesari
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përfundoi dje ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 3 dhe 12 mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është mbi 12.6 miliardë lekë. Për bonot me maturim 12 mujor u pranuan 22 nga 25 kërkesat konkurruese të paraqitura. U kërkuan për shitje bono me vlerë 11.544.880.000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 8.350.000.000 lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 9.30 për qind, yield-i minimal i pranuar është 9.15 për qind, yield-i mesatar i thjeshtë është 9.24 për qind. Këto bono maturohen më 01.07.2010. Për bonot me maturim tremujor numri i kërkesave konkurruese të paraqitura, ishte 11 prej të cilave u pranuan 7 prej tyre dhe vlera e shitur shënoi 13.265.000.000 lekë nga 14.157.680.000 lekë që u kërkua. Ndërkohë që Yield-i maksimal i pranuar është 6.37 për qind, yield-i minimal është 6.29 për qind, ai mesatar i thjeshtë është 6.34 për qind. Këto bono do të maturohen në 01.10.2010.
2 Korrik 2009