BB Kujdes nga kriza e fqinjeve rritja ekonomike 3.7 per qind
Ne kete raport theksohet se pavaresisht se viti i kaluar ishte nje vit i suksesshem ne linja te pergjithshme per ekonomine globale serish frika e nje krize ka qene evidente kjo e lidhur me nje sere fenomenesh.
Rritja ekonomike
Banka Boterore parashikon nje tendence rritjeje pozitive te ekonomise shqiptare per vitet ne vijim. Per vitin qe lame pas ajo parashikon rritjen 3 per qind shifer kjo ne fakt qe eshte larg asaj qe presin
Financat. Per vitin 2011 BB parashikon qe rritja ekonomike e Shqiperise te jete ne kufijte e 3.7 per qind. Edhe ky parashikim eshte larg atij qe pretendon qeveria e cila ne buxhet percakton se pret nje rritje me optimiste se 5 per qind te GDP-se. Viti i ardhshem pra 2012 parashikohet qe te jete edhe me i mire sa i perket rritjes ekonomike pasi Banka Boterore parashikon shifren 4.2 per qind per rritjen e GDP-se. Nderkaq balanca ne llogarine korrente eshte nje tjeter tregues qe raporti nxjerr ne pah. Shqiperia per vitin qe kaloi sipas Bankes shenoi vleren -12.2 per qind. Ajo qe mund te shihet si pozitive ne ecurine e situates se balances se llogarise korrente eshte fakti qe ne parashikimet e publikuara ajo vjen duke u permiresuar.
Kriza e importuar
Raporti i Bankes Boterore lidhur me parashikimet ekonomike globale nxjerr ne pah edhe nje here rrezikun e hapur qe u kanoset vendeve nga infektimi permes vendeve ne krize. Shqiperia renditet si nje vend qe mund te ndikohet nga rreziqet e fqinjeve te saj me te cilet ka edhe marredheniet me te ngushta ekonomike. Keshtu fillimisht theksohet se rritja ekonomike e vendit nuk do te mund te mbeshtetet me aq shume nga institucionet financiare qe kane kapital grek. Kjo pasi bankat meme do te duhet qe te tregohen me te kujdesshme per nismat e tyre. Por nuk eshte ky problemi kryesor i ekonomise. Per Banken Boterore Shqiperia u perket vendeve qe perfitonin ne nje mase te madhe nga remitancat. Gjate vitit 2011 edhe pse mund te kete permiresim te nivelit te te ardhurave nga emigrantet serish niveli tyre do te vijoje te mbetet poshte vitit 2008 qe mbahet edhe si viti me i mire ne shifra. Nje tjeter problem qe shtrohet ne raport eshte ajo qe lidhet me tregtine. Situata e partnereve kryesore tregtare te vendit sic jane Greqia dhe Italia mund te ndikoje tek ekonomia. Se sa rende do te goditen keto vende do te varet nga zgjatja e kontraktimit fiskal te filluar dhe se sa te afte do te jene te rrisin shitjet ne tregje te tjera thuhet ne raport duke iu referuar nje sere vendeve perfshire Shqiperine.
Nertila Maho