E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çantat e shkollës, a sjellin probleme për shpinën

Deformimi i kolonës vertebrale nuk është thjesht pasojë e peshës së madhe që mund të mbahet në krahë. Por kjo ka të bëjë me një devijim të kolonës në të tre planet e hapësirës, kryesisht me ndryshim e aksit të shtyllës, e cila mund të shfaqet më vonë me një gungë në pjesën e kurrizit. Ky lloj deformimi vjen si pasojë e shumë shkaqeve. Mund të jetë një problem që nga lindja, gjë e cila nuk do të thotë se është një sëmundje e trashëgueshme. Po kështu mund të ndodhë për shkak të një anomalie në formim apo në mossegmentimin e pjesëve që përbëjnë shtyllën kurrizore. Mund të vijë si pasojë e një problemi në përbërjen e vertebrës që në fillim mund të mos shfaqet e tillë, por që deformohet më pas në mënyrë progresive nën ndikimin e disa faktorëve metabolikë, që shpesh herë kanë origjinë gjenetike. Mund të shtojmë se bëhet fjalë për çrregullime paralitike me origjinë neurologjike, që mund të sjellim probleme dhe të sjellin një funksionim asimetrik të muskujve që rrethojnë kolonën vertebrale që sjellin probleme në rritjen e vertebrave.

Këto të fundit nuk rriten në mënyrë harmonike, por në mënyrë asimetrike duke sjellë dhe deformimin.

Puberteti

Nga studimet e deritanishme është arritur në përfundimin se deformimi i kolonës vertebrale është çrregullimi i mekanizmave neuro-hormonale. Një gjë e tillë rëndohet më shumë gjatë kohës së pubertetit. Në fakt një sëmundje e tillë vihet re më shumë te vajzat. Shkak i kësaj sëmundjeje mendohet të jetë i fshehur dhe ka lidhje të brendshme me sistemin cerebral automatik, në momentin kur rrimë në këmbë. Kështu mund të themi se kjo sëmundje nuk ka lidhje me mbajtjen e peshave asimetrike, qofshin këto dhe çantat e rënda të shkollës. Nëse duam të shohim se fëmija është i sëmurë, do të thotë se duhet të bëjmë një vizitë të imtësishme, duke bërë ushtrime, duke ushtruar peshë para dhe pas. Më pas duhet të bëhet një radiologji, më pas mund të vendoset nëse do të merret ndonjë ilaç. Nëse kjo sëmundje shfaqet e avancuar, atëherë do të ishte e nevojshme përdorimi i allçisë apo dhe përdorimi i korseve dhe në rastet më të rënda do të ishte ndërhyrja kirurgjikale. Por është e nevojshme që ky kontroll e fëmijët të bëhet deri në fund të procesit të rritjes. Atëherë mund t’u lejojmë atyre të bëjnë një jetë normale, të bëjnë sport apo dhe të mbajnë çanta të rënda në shpinë.

Pergatiti :Aida Harka

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›