Vlore investim ne dy rruge te qytetit
VLORE - Bashkia e Vlores i ka dhene OK vijimit te investimit ne dy akse te rendesishme ne qytet. Rruga qe te con ne Kuzum Baba dhe lagjen Topana si dhe rruga Gjergj Araniti do te jene te rehabilituara gjate ketij viti fale fondeve te celura nga bashkia. Kryebashkiaku Shpetim Gjika beri te ditur vijimin e punimeve ne te dy akset gjate nje inspektimi ne terren. shte nje investim i munguar per qytetaret i cili realisht ka nisur qe ne vitin 2009 ne prag te fushates se atehershme elektorale. Ishte ne plan te behej me fondet e qeverise por mbeti nje investim qe iu pre vetem shiriti duke mbetur shqetesim per qytetaret. Sot e kesaj dite jane celur vetem nje e dhjeta e fondit prej 360 milione lekesh qe duhej per zbatimin e ketij projekti u shpreh Gjika. Sipas tij bashkia ka menduar te nxjerre nje fond nga te ardhurat e saj per te vijuar punimet. Ai garantoi per punime cilesore duke bere me dije se jane hequr nga trupi i rruges te gjitha rrjedhjet e ujerave qe kane qene problematike dhe kane sjelle shqetesime pergjate segmentit. q.b