Lista e 260 pallateve, qe marrin lejen e perdorimit
Bashkia e Tiranes ka miratuar dje listen e 260 pallateve, te cilet kane pasur leje ndertimi, por e kane shkelur ate duke bere ndertime shtese. Keto objekte do te pajisen me lejen e perdorimit dhe nga ky vendim perfitojne jo pak, por me mijera banore te kryeqytetit, te cilet me ne fund mund te regjistrojne pronen e tyre prane Zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Por, ajo qe behet e ditur ne vendim, eshte fakti se leja e perdorimit jepet vetem per siperfaqet e miratuara ne lejen e ndertimit dhe jo per siperfaqet shtese. Kjo liste, eshte miratuar ne baze te vendimit te miratuar nga Keshilli i Ministrave ne daten 6 shkurt per miratimin e Aktit Normativ me fuqine e ligjit per “pajisjen me leje perdorimi te strukturave te ndertuara me shkelje te kushteve te lejes se ndertimit perpara fillimit me efekt te plote te ligjit per planifikimin e territorit”. Me konkretisht akti, parashikon pajisjen me leje perdorimi te strukturave qe kane perfunduar ndertimin ne daten e fillimit me efekte te plota te ligjit nr.10119, date 23.4.2009, “Per planifikimin e territorit”, te ndryshuar, pasi te kene plotesuar dokumentacionin e percaktuar nga ligji nr.8402, date 10.9.1998, “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”. Sipas aktit keto struktura, pajisen me leje perdorimi vetem per siperfaqen dhe volumin e percaktuar ne lejen e ndertimit. Mbeshtetur ne aktkontrollet e ushtruara, strukturat e paraqitura per miratim qe perfitojne nga ky akt normativ jane rreth 260, kryesisht objekte mbi 3 kate, me nje siperfaqe totale rreth 930.000 m2, ku jane rreth 11.000 apartamente. Bashkia njofton se do te vijoje ushtrimin e aktkontrolleve per konstatimin e shkeljeve, edhe ne rastet e objekteve te tjera, nen 3 kate, te cilat do te paraqiten per miratim ne nje faze te dyte. Ky akt normativ, do te ndihmoje ne zgjidhjen e situates se krijuar qe ka sjelle nje bllokim te procedurave te regjistrimit ne ZRPP per nje numer te madh qytetaresh, qe tashme i kane ne perdorim keto objekte.