E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Perkushtim ne rritje ndaj Shqiperise, do te terheqim sa me shume investime te huaja



"Ne do te vazhdojme perkushtimin per te rritur dhe terhequr sa me shume investimet e huaja ne Shqiperi". Nje premtim te tille, kryeministrit Sali Berisha, ia ka bere vete drejtori i Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore, Tomasz Telma. Gjate nje takimi te perbashket diten e djeshme, ata ndane mendimin e perbashket se Shqiperia, eshte nje vend qe ofron projekte reale dhe fitimprurese, te cilat ndihmojne ne vitalizimin e iniciatives private, rritjen e konkurrueshmerise, garantojne punesim dhe mbajne rritjen e qendrueshme ekonomike. "Shqiperia, - theksoi Kryeministri Berisha me tej, - ndryshe nga vendet e Eurozones, ka cfare te ofroje per te perdorur parate e bankave". Duke shtuar se ajo ka projekte ne sektorin e energjise, nje sektor vital, me te ardhme dhe treg te padiskutueshem. "Numri i projekteve per energjine e rinovueshme, vecanerisht ate ujore eshte i madh dhe 46 HEC-ve te perfunduara pritet t'u shtohen edhe qindra projekte te tjera, qe me ndihmen e financuesve si IFC, kthehen ne histori suksesi te padiskutueshme", - nenvizoi kreu i qeverise shqiptare. Ne kete kuader, kreu i delegacionit te Bankes Boterore i prezantoi atij progresin e Korporates Financiare Nderkombetare (IFC) ne projekte te ndryshme ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›