E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fevziu: Duhet rifreskim i Qeverise



Gazetari Blendi Fevziu argumenton se pas procesit te zgjedhjes se kreut te shtetit, mazhoranca duhet te beje ndryshime ne qeveri. Ne nje interviste dhene mbreme per gazetaren Sonila Meco ne televizionin "ABC News", Blendi Fevziu u shpreh se qeveria duhet te kete nje tjeter impuls. Sipas tij, pjese e kabinetit qeveritar duhet te jete dhe kryetarit i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. "Ne gjykimin tim, z. Meta duhet te jete pjese e kabinetit. Une mendoj se z. Meta duhet te jete pjese e qeverisjes se vendit per kete vit qe mbetet. Duhet nje refresh per t'u dhene impuls disa prej ministrive. Nese Kryeministri mendon se nuk duhet bere rifreskim i ministrive, mendimi im eshte rifreskimi total i tyre", - u shpreh gazetari Blendi Fevziu.

Drejtuesi i emisionit "Opinion" ne Tv Klan, ka folur dhe per zgjedhjen e kreut te shtetit duke theksuar se qendrimet e nderkombetareve kane qene kontradiktore gjate diteve te fundit. Fevziu i eshte referuar deklarates se eurodeputetit Eduard Kukan ne lidhje me kreun e shtetit, duke i cilesuar qendrimet e dhena shpesh, si jokoherente. Fevziu theksoi se nuk eshte normale qe nga nje eurodeputet dhe nga institucionet e BE te kete qendrime kontradiktore per te njejtin proces.

Kurse duke u ndalur ne procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit, Fevziu e ka cilesuar si qendrim te gabuar mospjesemarrjen ne votim te opozites ne momentin e zgjedhjes se Bujar Nishanit. "Per mua eshte qendrim i gabuar, ata le te votonin kunder, por duhet te merrnin pjese ne votim", - tha Fevziu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›