Gjana: Dy arsyet pse Nishani nuk rrezikon perqendrim pushteti te PD
"Mazhoranca dhe pertej saj, Shqiperia, ka nje kryeminister qe vlen te qendroje ne krye te qeverise. Eshte atribut i kryeministrit, i mekanizmave qe ai ka, i informacioneve qe ai ka, i te drejtave dhe pergjegjesive kushtetuese qe ka vetem ai, per te ndryshuar dhe riformatuar qeverine". Keshtu shprehet deputeti i PD, Jemin Gjana ne nje interviste per studimepolitike.com. Gjana vlereson se procesi i zgjedhjes se presidentit ishte ne nivelin e duhur dhe se nuk e demton Shqiperine per procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE. Gjana vlereson pozitivisht zgjedhjen e Bujar Nishanit president, duke theksuar se eshte nje personalitet i ekuilibruar dhe kete e ka deshmuar gjate drejtimit te dy ministrive te rendesishme: ministrise se Brendshme dhe asaj te Drejtesise. Kurse thote se jane 2 arsye qe zgjedhja e presidentit te ri nuk rrezikon perqendrim pushteti ne duart e mazhorances.
A ishte procesi i duhur, ai i zgjedhjes se presidentit ne raport me kerkesat dhe qendrimet e nderkombetareve lidhur me zgjedhjen e presidentit? Ata kerkuan paraprakisht, qe te ishte nje proces konsensual, pra me nje kandidature konsensuale?
Ne qofte se do ta perqasim me perpjekjen qe u be nga e majta, nga kryetari i opozites dhe nga disa deklarime, qe erdhen nga disa perfaqesues te komunitetit nderkombetar, natyrisht qe nuk u finalizua ajo qe kerkohej. Personalisht kam qene dhe do te jem me mendimin, se se pari nivelet e drejtimit te shtetit nuk duhet te dalin nga duart e njerezve qe jane marre gjate, thelle dhe me pergjegjesi me politiken. Se dyti, nuk mund te bej deklarime, qe e kontradiktojne qendrimin nderkombetar, por mund te them, se ne vete keto deklarime e qendrime shikoj nje kontradikte, sipas mendimit tim. Shqiperia duhet te ndertoje nje shtet ligjor dhe jo nje shtet tavolinash e konsensusesh. Ne kete pikepamje une besoj, se menyra se si perfundoi zgjedhja e presidentit, megjithe perpjekjet qe u bene ne tavoline, eshte nje zgjidhje kushtetuese. Statura e zotit Nishani eshte e kompletuar per te qene ne nivelet e drejtimit te shtetit. Une e konsideroj si nje proces pozitiv, por duke theksuar edhe nje here, qe Shqiperia gjithnje e me shume duhet t'u largohet zgjidhjeve paralele, zgjidhjeve ne tavolina. Ne nje shtet ligjor respektohet ligji e kushtetuta. Ne se ulemi te zgjedhim ne tavoline presidentin, zgjedhim ne tavoline avokatin e popullit, zgjedhim ne tavoline reformat... Besoj se nuk eshte kjo rruga e zgjidhjes. Ne e kemi kaluar periudhen e tranzicionit. Kane kaluar me shume se 20 vjet dhe gjithnje e me pak, mendoj se duhet te jete tavolina ajo, qe zgjidh problemet. Mendoj se duhet te jene institucionet dhe zbatimi i ligjit, qe duhet te zgjidhin problemet ne Shqiperi.
Per sa kohe qe nderkombetaret vazhdojne te deklarojne versionin e tyre per zgjidhjen ne cdo moment te rendesishem per politiken shqiptare dhe per sa kohe qe japin rekomandimet e tyre, duket se tranzicioni nuk konsiderohet i kapercyer. Pra nderkombetaret kerkojne here pas here, qe konsensusi te jete rruga e zgjidhjes ne momente te caktuara politike, kur konfliktet jane ende te pranishme. A i konsumoi te gjitha mundesite PD per te plotesuar rekomandimet e nderkombetareve dhe per te arritur nje konsensus per zgjedhjen e presidentit?
Une besoj se beri maksimumin. Se paku, ne tre raundet e para perpjekjet ishin per te zgjedhur individualitete qe vinin nga jashte politikes. Ishin personalitete me kontribute jo te drejtperdrejta ne njeren qeverisje, PS apo PD, por me kontribute ne te dyja qeverisjet. Marrim kandidaturen e Zaganjorit. Ne qofte se kishte mandat diplomati ne kohen kur ishte PD ne pushtet, ne qeverisjen e pare te PD, ne kohen kur PS ishte ne pushtet, Zaganjori ishte anetar i Gjykates Kushtetuese, pa hyre me detaje ne CV e tij. Artan Hoxha ka qene pjese e qeverisjes se PD ne mandatin e saj te pare qeverises, por me pas ka patur kontribute gjate qeverisjes se PS, nepermjet institutit qe ka drejtuar bashke me koleget e tjere. Raportet dhe analizat e qeverisjes socialiste kane dale nga ky institut dhe jane nje mbeshtetje dhe nje argument per reformat qe po zhvilloheshin. Pra kane qene dy personalitete te perzgjedhur ne menyre te tille qe pervecse vinin nga fushat jashte politikes dhe me CV profesionale te lavderueshme, vinin me kontribute ne mbeshtetje te qeverisjeve te dy kampeve te politikes. Keshtu qe, une mendoj se u bene perpjekjet. Nderkohe, ju kerkua te majtes, qe te pozicionohej dhe te shpallte kandidaturat e veta te ketyre niveleve, pra te niveleve te lavderueshme profesionale, por edhe individualitete qe gjate ketyre 20 viteve kane ruajtur ne lloj baraspeshe ne lidhje me politikat qeverisese, ashtu sic propozoi edhe PD.
Besoni se do te ndikoje pozitivisht procesi i zgjedhjes se presidentit ne marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE?
Besoj se nuk do te kete ndikim. Zgjedhja e presidentit nuk ka lidhje te drejtperdrejte ne kete proces, sepse kushtezimet jane te njohura. Kryetari i PS, Edi Rama, nuk arriti ate qe pretendonte ne procesin e zgjedhjes se presidentit, ne nje menyre qe s'di se si, pra nuk ishte i qarte, sepse nuk solli propozimet e veta, nuk pranoi emra qe iu propozuan. Ne qofte se ai do ta shfrytezoje kete dhe ta perdore per te penguar realizimin e 12 kushteve te BE, qe jane ne proces realizimi e siper, pra ne qofte se ndikimi i Rames ne kete proces do te behet pjese e raportit ne tetor, kur dhe do te diskutohet statusi i vendit kandidat per Shqiperine, atehere kjo eshte nje ceshtje tjeter. Por mund te them se ceshtja e zgjedhjes se presidentit, nuk ka qene dhe nuk eshte nje kushtezim i BE ne procesin e diskutimit per statusin e vendit kandidat.
Cila eshte pergjigja juaj ndaj disa qendrimeve kritike, te cilat flasin per nje perqendrim te pushtetit ne duart e mazhorances, me zgjedhjen e presidentit nga radhet e saj?
Ka dy arsye per te cilat mendoj se nuk ka per te ndodhur. Se pari, duhet te marrim ne analize precedentet. Sekretari i pergjithshem i PS, Rexhep Meidani, u zgjodh president ne vitin 1997, kur kjo parti erdhi ne pushtet. Problemet qe u krijuan mes zotit Meidani dhe mazhorances se asaj kohe jane te njohura tashme dhe ato probleme qe u krijuan atehere kane vazhduar pasojat e tyre ndaj zotit Meidani sot e kesaj dite, ne raport me PS. E njejta gje ka ndodhur me zotin Topi. Nuk eshte se zoti Topi ishte i paanshem, por perkundrazi, krijoi nje raport te pajustifikueshem afrimi me te majten. Te dy keta precedente vertetojne, se nuk ka funksionuar logjika sipas se ciles, kur del nga radhet e mazhorances presidenti mbron interesat e saj. Kjo eshte nje ane dhe i referohet nje analize krahasuese te precedenteve. Se dyti, une besoj tek stabiliteti politik i zotit Nishani, tek qetesia dhe maturia e tij, per te mos u bere partizan dhe i njeanshem. Ai e ka treguar kete veti ne drejtimin e dy ministrive te rendesishme, sic jane ministria e brendshme dhe ajo e drejtesise. Mendoj se menyra, se si zoti Nishani ka operuar ne politike, na tregon se nuk mund te behet nje person partizan i mbeshtetjes se nje pale, kunder nje tjetre.
Meqenese permendet precedentet e mesiperm, Meidanin dhe Topin, nese do te mund t'i benit nje analize marredhenieve te Topit me PD, apo me kryeministrin Berisha, cilat jane arsyet qe e cuan ate ne nje qendrim te tille, qe sipas jush, perfundoi ne afrim te pajustifikueshem me palen kundershtare?
Une kam kuptuar qysh kur filloi levizjen e tij ne 2008, me nje grup deputetesh brenda grupit parlamentar te PD, per t'u zgjedhur president. Eshte marre ne vitin 1996 dhe eshte future ne parlament ne menyre te drejtperdrejte. Ne vitin 1997 deri ne vitin 2001, te pakten ne syte e mi, s'e kam pare te kete qene i angazhuar, s'e di te kete qene ne asnje lloj komisioni, ne asnje lloj grupi pune, ne asnje lloj aktivizimi tjeter. Me pas eshte kthyer ne vitin 2001. Une mendoj, se kishte ende kohe per te plotesuar karrieren e tij politike, jo vetem per aktivitetin, por edhe per moshen per t'u bere president. Ne analizen time, zhvillimet e mevonshme me cojne ne konkluzionin, se Topi e deshi presidencen jo thjesht per t'u bere kryetar i shtetit, por per ta perdorur presidencen per te zhvendosur veten e tij ne krye te PD. Kete ai nuk mundi ta arrije dhe kur e pa se s'po e arrin dot, atehere krijoi nje parti "inati".
Sa mund ta demtoje PD-ne ne zgjedhjet e vitit 2013, kjo parti?
Historiku i zhvillimeve politike ne Shqiperi ne te dyja kampet ka vertetuar se keto parti kane qene jeteshkurtra. Kryesisht ne kampin e djathte, duke filluar qysh ne vitin 1992 e ketej, jane gjashte apo shtate fraksione politike qe kane dale nga PD, te cilat nuk jane jetesuar dhe nuk kane prodhuar dicka te mireqene ne politiken shqiptare. Kjo ka ndodhur, sepse ata nuk jane ndare per parime e programe, por jane ndare per mungese perfitimi e pushteti. Besoj se edhe partia e Topit do te kete te njejtin fat. Nuk e di a do t'i vije ndonjehere dita, qe pas pak kohesh, kjo parti apo keta njerez qe po thone se po e krijojne, te kthehen kokeulur tek dera e madhe e PD, sic ka ndodhur me shume te tjere. Nga ana tjeter mund te them, se nuk mendoj, se do te marre vota ne ate shkalle sa te demtoje PD. Kjo per faktin se deri tani, nuk duket se ka rreshtime rreth kesaj partie dhe e dyta, une mendoj se individualitetet qe i jane bashkuar kesaj partie deri tani, nuk kane qene votues te PD. Kam pare grupin qe eshte formuar te partia, qe mendohet ta drejtoje Topi dhe shumica e tyre jane individualitete, qe kane qene kritike ndaj PD ne publik, qe do te thote se me vote kane qene akoma me shume kritike, qe do te thote s'kane qene votues te PD. Prandaj mendoj, se nuk do te kete ndikim ne zgjedhjet e vitit 2013.
Ju thoni se nuk mund te perseritet historia e 2001, me PDR e dale nga PD?
Historia e PD se 2001, eshte histori qe i perket atij viti. Jemi ne kushte te tjera. Sistemi zgjedhor ka ndryshuar, nuk ka me fenomen te Dushkut, sic kishte ne ate kohe, nuk ka me struktura qe ta perkrahin nje fenomen te tille, sic ndodhi atehere. Duhet te kemi parasysh, se disa jane krijuar si parti "inatesh", disa te tjera jane nxitur. Nuk eshte ndonje sekret i madh per ta ditur, se disa prej atyre njerezve qe u perpoqen te krijojne struktura politike te dala nga PD, rreshtoheshin neper avlli ambasadash te caktuara, pastaj merrnin ndonje burse, largoheshin, studionin dhe vinin serish ne PD. Eshte nje histori, qe i ka dale boja.
Ditet e fundit po kerkohen ndryshime ne qeveri, ju si mendoni a jane te nevojshme?
Mendoj se mazhoranca dhe pertej saj, Shqiperia, ka nje kryeminister qe vlen te qendroje ne krye te qeverise. Eshte atribut i kryeministrit, i mekanizmave qe ai ka, i informacioneve qe ai ka, i te drejtave dhe pergjegjesive kushtetuese qe ka vetem ai, per te ndryshuar dhe riformatuar qeverine.