E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firera-Bozdo, nxitje sipermarrjes italiane

Shqiperia mbetet nje komb miqesor, i besueshem dhe me kapacitete te medha per te thithur mjaft nga perspektivat italiane te rritjes dhe zhvillimit. Ky fakt eshte konkluduar gjate Forumit te perbashket Ekonomik Itali-Shqiperi, mbajtur ne Torino, ku ka qene i pranishem edhe zv.ministri shqiptar i Ekonomise, Eno Bozdo. "Torino, mbetet nje qytet europian, i cili mund te jete nje pike referimi sa u perket projekteve te perbashketa me sipermarresit italiane. Une kam pare sipermarres te interesuar per potencialet tona. Ne kemi qene dhe do te jemi, per kompanite serioze qe duan te vijne ne Shqiperi, pasi kane deshiren e te ndertuarit se bashku me ne, nje te ardhme me te mire", - tha ne fjalen e tij Bozdo, gjate ketij aktiviteti te rendesishem ekonomik bilateral. Ndersa autoritetet italiane nga ana e tyre, e kane cilesuar pranine e numrit 2 te ekonomise shqiptare, si nje nxitje per sipermarrjen italiane ne teresi, e ne vecanti ate te rajonit te Piemontes. Por gjithashtu, te rendesishme edhe ne aspektin e zhvillimin e marredhenieve ndermjet Shqiperise dhe ketij rajoni te rendesishem per ekonomine italiane. "Te kishim ketu ne Torino, zv.ministrin shqiptar te Ekonomise, Eno Bozdo, ka qene nje nder i madh dhe nje shenje e qarte e pjesemarrjes dhe kujdesit te qeverise shqiptare ne punet e projektet e drejtuara prej Konfindustrise shqiptare ne Itali", - u shpreh lidhur me nje fakt te tille, Presidenti i Nderit te ketij organizmi, Giovanni Firera. Duke shtuar me tej se institucionet italiane nga ana e tyre, "e priten ne menyre entuziaste zv.ministrin Bozdo dhe Forumin Ekonomik, i cili ka pasur nje pjesemarrje te nivelit te larte si nga ana e sipermarrjeve, ashtu edhe ajo institucionale. "Nje sukses i dukshem, ne te gjitha nivelet. Shqiperia ka pasur nje vitrine kombetare dhe nderkombetare ne Torino, mjaft te respektuar", - theksoi Firera. Nga ana tjeter, ky forum i perbashket ekonomik mes Shqiperise dhe Italise, u cilesua i suksesshem pertej te gjitha pritshmerive, edhe fale ligjeruesve mjaft te kualifikuar gjate punimeve te tij, si senatori Andrea Fluttero, Agim Bufi apo Daniel Vaccarino etj. Ne kete menyre, Konfindustria shqiptare, u dallua edhe njehere per aftesite e saj mbi lidhjen dhe kohezionin qe po krijon mes dy vendeve tona. Nje pune aspak e lehte kjo, e cila ka ne fakt nevoje per njerez qe i njohin si sipermarrjet, edhe institucionet e te dyja paleve. E pikerisht, ne Torino, u hodh nje hap i madh drejt Shqiperise, ne aspektin e bashkepunimit dhe forcimit te lidhjeve, per te siguruar nxitjen e projekteve te perbashketa ne te ardhmen.

Pala italiane, interes per te vizituar Shqiperine

Do te ishte me interes, nje vizite institucionale ne Shqiperi e zyrtareve vendore te rajonit te Piemontes, per te thelluar edhe me shume argumentet e prekura gjate Forumit Itali-Shqiperi, te zhvilluar se fundmi ne Torino. Ky fakt, iu komunikua zv.ministrit te Ekonomise, Eno Bozdo, nga ana e perfaqesuesve te larte te ketij rajoni, ne takimet e posacme qe ai zhvilloi me ta. Konkretisht, ai u takua me keshilltarin Stefano Gallo, ne emer te kryebashkiakut Fassino, i cili shprehu shume interes mbi argumentet e perfaqesuesit te qeverise shqiptare per bashkepunimin mes paleve. Ndersa me tej, Bozdo, u takua edhe me kreun e Keshillit Rajonal te Piemontes, Valerio Cattaneo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›