Kukan kritikon Ramen: Gabove me "Presidentin" Rozeta Rapushi
Nderkombetaret kritikuan dje kreun socialist, Edi Rama, per mosdhenien e asnje kandidature per postin e Presidentit te Republikes. Kryetari i Delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore, Eduard Kukan, shprehu jo pak pakenaqesi per faktin se opozita foli shume per kontribut ne dialogun per kreun e shtetit dhe, nga ana tjeter, nuk mundi te propozoje qofte edhe nje emer per postin e kreut te shtetit, ndonese e ka numrin e nevojshem te deputeteve ne Kuvend per te bere nje propozim te tille. "Une e kam lexuar dy here Kushtetuten e Shqiperise. Une e njoh ate dhe ajo nuk kerkon medoemos nje President konsensual. Por ajo sakteson se nje grup prej me shume se 20 deputetesh mund te propozojne nje kandidat. Zoti Rama ka me shume se kaq deputete, por ai nuk propozoi askend. Kjo nuk ishte e drejte", - kritikoi dje Kukan, duke komentuar procesin e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Sipas tij, nese vertete opozita kerkonte te kontribuonte ne kete proces, atehere fare mire mund te propozonte nje kandidature, qe mund te pranohej edhe nga mazhoranca. "Nese ai donte te kontribuonte per kete dialog, ai duhej te propozonte nje kandidat qe, sipas tij, mund te pranohej nga Partia Demokratike", - shtoi Kukan. Ai nuk la pa permendur faktin se priste nje dialog me intensiv per procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit. "Une nuk po e kritikoj zotin Berisha apo shumicen qeveritare. Une po kritikoj te gjitha forcat politike. Te gjithe drejtuesit e tyre duhej te kishin treguar me shume pergjegjshmeri. Pra, verejtja ime, eshte se ato po presin prej nje kohe te gjate qe vendi te marre statusin e kandidatit te BE-se, duhet te tregojne me shume pergjegjesi, duhet te tregojne me shume maturi politike", - theksoi kreu i Delegacionit te PE per Europen Juglindore, Kukan. Nga ana tjeter, Kukan vleresoi Presidentin e sapozgjedhur, Bujar Nishani. Ai pohoi se ne vizitat e kryera ne Tirane e ka takuar dhe njeh pervojen e Nishanit si politikan duke e vleresuar ate ne kete aspekt. Reagimi i Kukan, vjen pak dite pas zgjedhjes se Presidentit te Republikes per pese vitet e ardhshme, Bujar Nishani. Nishani u zgjodh me 73 vota pro ne Kuvend, ne raundin e katert te zgjedhjeve per te. Votim ky i kryer pas ezaurimit pa asnje kandidat te tre votimeve te para. Partia Socialiste, pavaresisht negociatave te zhvilluara me mazhorancen, nuk propozoi asnje emer per postin vakant te kreut te shtetit. Ndersa koalicioni qeverises propozoi disa te tille. Dy emrat e perzgjedhur fillimisht, si anetarin e Gjykates Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, si dhe analistin Artan Hoxha. Te dy te dorehequr nga propozimi i bere pak kohe me pas.