Imami: Shqiperia po kontribuon ne luften kunder terrorizmit global
Ka nisur punimet dje, ne Tirane, Asambleja e Pergjithshme e 57-te e Shoqates se Traktatit te Atlantikut te Veriut. Ne kete asamble marrin pjese 43 vende te botes, anetare dhe partnere te NATO-s. Ky eshte viti i pare qe nje asamble e permasave te tilla mbahet ne vendin tone. Kjo asamble eshte realizuar me mbeshtetjen e Ministrise se Mbrojtjes, ne bashkepunim me Keshillin e Atlantikut te Shqiperise, si dhe me mbeshtetjen e NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i pranishem ne takim, ka vleresuar takimin dhe i ka uruar mireseardhjen te gjithe te pranishmeve. Ministri Imami eshte shprehur se Shqiperia eshte krenare per qenien e saj pjese e Aleances dhe ndihet mire, si pjesemarrese ne mbrojtjen dhe mbeshtetjen e sigurise ne rajon. "Gjithashtu,- tha Imami,- Shqiperia eshte nje kontribuuese e madhe ne luften kunder terrorizmit ne rang global". Duke bere nje retrospektive te shkurter te angazhimit te Forcave te Armatosura ne misionet paqeruajtese, ministri Imami u ndal mbi rolin dhe rendesine qe kane luajtur ato qe nga viti 2003 e deri me sot. "Qe prej vitit 2003, Shqiperia ka qene pjesemarrese ne te gjitha angazhimet e kerkuara nga nderkombetaret dhe me se fundi, edhe ne Afganistan. Ne kemi derguar nje numer te konsiderueshem forcash ne Afganistan, ku Shqiperia renditet ne krye te listes, si nje nga vendet me potencialin me te madh, duke pasur ketu parasysh numrin e trupave dhe buxhetin perkates", tha Imami. Ai ka informuar me tej, se duke qene nen komanden Italiane, Shqiperia ka derguar nje toge ne komanden rajonale dhe dy ushtarake jane derguar me detyre ne ISAC, po keshtu jane derguar njerez ne Kabul dhe ne Irak, si dhe ushtarake nen komanden amerikane. "E kemi konsideruar kete periudhe, si periudhe tranzicioni dhe jemi perpjekur te rendisim prioritetet tona. Kemi nje batalion special te Forcave tona te Armatosura, i cili eshte vendosur ne komanden amerikane, per te kryer misione luftarake. Eshte hera e pare qe vendi yne eshte pjese e misioneve luftarake. Keshtu, kemi 22 trupa ne Kandahar, te cilet po kryejne me perpikeri misionin e tyre atje", ka shtuar ministri i Mbrojtjes. Gjithashtu, ministri Imami ka bere te ditur se Shqiperia po jep kontribut ne misionet ushtarake, nepermjet bashkepunimit origjinal-operacional dhe permendi shkollen e policise ne Kabul. Duke vleresuar aftesite e komandove tane, Imami tha se trajnuesit shqiptare jane perfshire ne misione te ndryshme ne Afganistan, per te krijuar kapacitete te forcave te sigurise afgane. "Kemi atje nje kolonel, i cili eshte anetar i ekipit te perbashket te grupit, qe perbehet nga 22 oficere dhe nenoficere, te cilet bashkepunojne me Garden Kombetare te Nju Xhersit", u shpreh ministri i Mbrojtjes. Ne te njejten kohe, ministri Imami foli edhe per perspektivat qe Ministria e Mbrojtjes ka ne te ardhmen, duke u shprehur: "Gjate vitit te ardhshem, ne do te kemi nje ekip mjekesor, si kontribut thjesht ushtarak, i cili synon per te realizuar stabilitetin duke krijuar kapacitetet policore dhe ato ushtarake. Afganistani shquhet per trafikimin e narkotikeve, per perdorimin e armeve dhe kjo krijon mundesite per perpjekje te verteta ne terren".