E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Unaza e Madhe hapet ne pranvere, 6 muaj para afatit

Unaza e Madhe pritet te jete e aksesueshme ne pranvere te vitit te ardhshem. Ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, e beri nje deklarate te tille, teksa inspektoi dje, punimet per realizimin e ketij projekti te madh qe pritet te lehtesoje se tepermi trafikun ne kryeqytet. Ministri u shpreh mjaft i kenaqur me ecurine e punimeve te kryera dhe deklaroi se ky segment i rendesishem per kryeqytetin, do te jete i hapur per trafikun ne pranveren e vitit 2012, pra ne nje kohe me te shpejte se afatet kontraktuale. "Jemi ne piken lidhese te dy projekteve qe ne kemi ne zhvillim e siper me Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, pra ne piken ku takohet njeri lot i Unazes se Madhe te Tiranes dhe ku fillon autostrada Tirane-Elbasan", tha Olldashi. Sipas tij, projekti parashikohet te mbaroje ne fund te vitit 2012, por me ritmet e deritanishme pritet qe ky parashikim te thyhet. "Jam i bindur qe ne fundin e pranveres se vitit tjeter, projektet do te jene te hapura dhe te kalueshme per trafikun tranzit nga Tirana ne drejtim te Elbasanit, si dhe segmenti prej 3.1 km i Unazes se Madhe te Tiranes", vijoi ministri. Gjate inspektimit, ai falenderoi kompanite qe po kryejne punimet ne keto segmente, konkretisht kompanine "TRIS" dhe kompanine "Fusha", per shpejtesine me te cilen kane ecur ne kete projekt, si dhe Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve per ndjekjen shume te mire qe i kane bere projektit. "Shpresoj qe me venien ne funksionim te ketyre dy kontratave, pra te lotit te Unazes se Madhe dhe te lotit te pare te autostrades Tirane-Elbasan, do t'i japim nje lehtesim shume te madh tranzitit te mallrave dhe te njerezve, nje lehtesim qe do te pershpejtohet edhe me tej me vazhdimin e loteve te tjera te autostrades Tirane-Elbasan", tha ministri Olldashi. Ne te njejten kohe, ministri Olldashi informoi se procedura e tenderit, ne pjeset e tjera te autostrades, eshte ne vazhdim e siper, nderkohe qe theksoi qe ecuria e tunelit te Kerrabes eshte shume e mire. Unaza e Madhe do te kete disa mbikalime dhe nenkalime. Mbikalimi i pare do te jete ne rrugen ekzistuese, qe zbret nga Sauku i vjeter deri te Liqeni artificial. Mbikalimi i dyte do te jete ne mes te fshatit Sauk i Vjeter, ku eshte aktualisht dhe rruge funksionale. Ka edhe disa rrethrrotullime, nje prej te cilave prane Diges se Liqenit. Qeveria ka levruar dhe fondin prej rreth 5.5 milione dollare, per shpronesimin e pronareve qe preken nga ndertimi i Unazes se Madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›