Mblidhet G7, diskutohet kriza financiare në Eurozonë

Ministrat e Financave të G7 dhe fuqive të tjera ekonomike do të mbajnë sot një konferencë mbi krizën e eurozonës dhe dobësimin e bankave të caktuara.
Ministri kanadez i Financave, Xhim Flaherti ka theksuar se në këto diskutime do të përfshihen edhe disa vende jashtë BE-së të G20, por që janë të shqetësuara për eurozonën.
Kriza e borxheve ka pllakosur tashmë një kohë të gjatë BE-në, ndërsa aktualisht ka diskutime për planin fiskal, i cili duhet të miratohet nga vendet që përdorin monedhën e përbashkët, euron.