Sarandë, sekuestrohet mbi 100 kg drogë, tre në pranga

Fillimisht, në fshatin Zarrë u sekuestruar një sasi prej 68.5 kg kanabis sativa, e cila pritej të trafikohej në drejtim të Greqisë. Lënda narkotike ndodhej në disa shkurre e paketuar në dy çanta.
Tre persona u arrestuan për posedimin e kësaj droge. Ndërkohë, nga një operacion tjetër të ndërmarrë në Ksamil janë sekuestruar 57 kilogram drogë. Lënda narkotike u sekuestrua në ujërat e Korfuzit. Droga është gjetur nga policia e Korfuzit e cila duke patrulluar në ujërat përballë Ksamilit, ka parë 2 çanta në vendin e quajtur Aliko.
Mësohet se droga është e lagur duke ngritur dyshime se ajo është transportuar nga brigjet shqiptare dhe se trafikantët e kanë hedhur në det, pasi mund të jenë trembur se dikush e ka pikasur trafikun, ose mjeti me të cilin është transportuar mund të ketë pësuar ndonjë dëmtim. Po në të njëjtin vend sot janë gjetur dhe 17 kilogram të tjera kanabis, duke e çuar sasinë në total në 74 kg kanabis. /Start/
2011-10-17 08:25