E Diel, 1 Nëntor 2026

BB, financim pjesës kosovare të autostradës “Durrës-Prishtinë”



PRISHTINË - Zyrtarë të Bankës Botërore mbështetën ndërtimin e autostradës kosovare drejt Durrësit në një takim me ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA. Në takim me zyrtarët e lartë të Bankës Botërore, Richard Martin Humphreys dhe Henry Kerali, ministri Limaj falënderoi për mbështetjen dhënë Kosovës dhe kërkoi ndihmën për investime në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe transportit në Kosovë.
Sipas ministrisë kosovare, Humphreys dhe Kerali thanë se “Banka Botërore do të vazhdojë të punojë me Ministrinë e Transportit për të siguruar dhe ofruar ndihmë dhe asistencë, sidomos në projektin e autostradës Morinë-Merdare”.

BSH përgatit të dhënat për remitancat, tregtinë dhe sektorin bankar

TIRANË – Pas disa ditësh Banka Qendrore do të publikojë të dhënat zyrtare për gjendjen e sistemit bankar dhe tregtisë së jashtme për tremujorin e dytë të këtij viti, si dhe një vrojtim për dërgesat e emigrantëve. Burimet zyrtare të BSH-së bëjnë të ditur se më 16 shtator do të zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku do të paraqiten disa raporte dhe informacione në lidhje me zhvillimet më të fundit ekonomike në vend. Në fokus të kësaj analize do të jetë ecuria e rezervës valutore dhe e portofolave të investimeve në muajit korrik - gusht të vitit 2009. Ndërkohë që vend të rëndësishëm do të zënë dhe treguesit në sektorin e jashtëm të ekonomisë në tremujorin e dytë të këtij viti si dhe rezultatet e vrojtimit për të ardhurat nga emigrantët. Informacionet rreth “Gjendjes së sistemit bankar në fund të tremujorit të dytë të vitit 2009”, “Për ecurinë e rezervës valutore dhe të portofolave të investimeve në muajit korrik - gusht të vitit 2009”, “Për zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit 2009”. Dhe “Rezultatet e vrojtimit për të ardhurat nga emigrantët”, - janë çështjet kryesore që do të diskutohen në takimin e së mërkurës së ardhshme. Treguesit e fundit për gjendjen e kredive dhe depozitave gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti flasin për ulje të ndjeshme të parasë në qarkullim. Edhe borxhet e këqija janë rritur ndjeshëm gjatë këtij viti.

Interesat në tregun ndërbankar të parasë

TRIBID: “Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave”
o/n njëditor 4.04%
12M 12-mujor 7.98%
6M 6-mujor 6.89%
3M 3-mujor 5.91%
1M 1-mujor 5.71%
1Ë njëjavor 5.48%
TRIBOR: “Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave”
1M 1-mujor 6.90%
1Ë njëjavor 6.21%
o/n njëditor 6.23%
12M 12-mujor 9.44%
6M 6-mujor 8.31%
3M 3-mujor 7.32%

Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 09.09.2009

Kursi i këmbimit
Dollari Amerikan USD 91.90 -0.08
EURO EUR 133.64 +0.36
Poundi Britanik GBP 151.83 +0.02
Franga Zviceriane CHF 88.24 +0.30
Jeni Japonez (100) JPY 99.69 +0.23
Dollari Australian AUD 78.59 -0.49
Dollari Kanadez CAD 84.76 -0.38
Ari(OZ 1) XAU 90857.55 -709.16
Argjend(OZ 1) XAG 1495.22 -5.90

Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 12:26:02, 10.09.2009

11 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›