Perleshje mes grupeve rivale ne burgun e Shenkollit
Lezhe- Dy grupe rivalesh, qe kerkonin vinin dominimin e tyre, jane perleshur, dje ne Burgun e Shenkollit ne rrethin e Lezhes. Burime te sigurta informacioni, bejne te ditur se personat e perfshire ne konflikt kane qene nga Kurbini dhe Shkodra. Q te dy grupet ndodheshin ne te njejtin kat te dhomave te paraburgimit. Pas nisjes se konfliktit mes tyre, mesohet se ne korridor kane qene vetem dy gardiane, te cilet e kane pasur te pamundur ndarjen e dy grupeve, konflikt i cili ka perfunduar me te lenduar. Eshte dashur nderhyrja e grupeve te gatshme te burgut te Shenkollit dhe drejtuesve te tij, qe te shmangin me tej dhunen, e cila mund te degjeneruar me viktima nga ana e paleve. Drejtuesit e ketij institucioni, e kane mbajtur te fshehte ngjarjen, ndersa forca te shumta policie kane qendruar gjate gjithe dites ne gadishmeri ne burgun e Shenkollit. Burime nga institucioni sqarojne se nje grup kontrolli nga ana e Drejtorise se Burgjeve, ka pare me nga afer situaten e krijuar. Mesohet se gjendja ka nisur te qetesohet pas mesdite, dhe situata eshte vene teresisht nen kontroll. Mesohet se konflikti ka nisur pas tentativave nga te dyja grupet rivale per te bere dominuar brenda ambienteve te burgut, duke sjelle edhe ne nje perplasje te tyre. Te dyja grupet rivale jane duke u mbajtur nen kontroll nga ana e gardianeve, per te evituar ndonje konflikt te radhes.
A.Bushi
Motivi
Sipas burimeve nga Burgu i Shenkollit, mesohet se shkak i ketij konflikti mes dy grupeve rivale dyshohet te kete qene tentativa e tyre per te bere dominuar brenda ambienteve te vuajtjes se denimit.
A.Bushi
Motivi
Sipas burimeve nga Burgu i Shenkollit, mesohet se shkak i ketij konflikti mes dy grupeve rivale dyshohet te kete qene tentativa e tyre per te bere dominuar brenda ambienteve te vuajtjes se denimit.