BB, konsultime për ndryshimin e normës bazë të interesit
mbi gjendjen e ekonomisë gjatë muajve të parë të vitit 2010 dhe perspektiva afatmesme e këtij sektori. Sipas të njëjtave burime mësohet se Banka e Shqipërisë, në misionin e saj, mbetet e angazhuar në hartimin e politikave monetare që synojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe qëndrueshmërisë së tyre, në përputhje me objektivin e saj. Sistemi bankar shqiptar nuk është prekur nga kriza ndërkombëtare, megjithatë ajo dhe strukturat e saj kanë rritur vigjilencën ndaj aktivitetit bankar në vendin tonë. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë do të monitorojë me kujdes të veçantë çdo informacion dhe zhvillimet në javët në vijim, bënë të ditur burime nga BSH-ja. Ndërkohë në axhendën e punimeve të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, është parashikuar të diskutohet edhe informacioni "Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun e brendshëm valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2010".
Last Updated on E Hene, 26 Prill 2010 20:38