E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbivendosja, 7 mijë prona të paluajtshme presin vendimin e gjykatës

Pronarët e të paktën 7 mijë pasurive që rezultojnë me mbivendosje në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, do të duhet ti drejtohen gjykatës, për të fituar të drejtën e pronësisë. Ky është efekti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i hoqi para pak ditësh të drejtën kryeregjistruesit që të anulojë mbivendosjet në hipotekë. Deputeti demokrat,

anëtar i Komisionit të Ligjeve Edurad Halimi, thotë se tashmë zyrat e Regjistrimit (ZRPP) në të gjithë vendin do të bllokojnë këto pasuri, derisa gjykata të zgjidhë konfliktet. Sipas tij, pezullohet dhënia e dokumenteve apo certifikatave të pronësisë, për të gjitha pasuritë që kanë mbivendosje, deri sa të përfundojnë proceset gjyqësore. E drejta e ankimimit në gjykatë është rruga juridike që ndiqet, ndërkohë, sipas Halimit pritet që qeveria të ndërmarrë një nisëm politike për ti dhënë zgjidhje kësaj situate. Nga i gjithë ky proces qytetarët mbeten më të penalizuarit, pasi do ti duhet të nisin një tjetër betejë të re në dyert e drejtësisë. Numri i pasurive që rezultojnë me mbivendosje nis nga 7 mijë, nga të cilat vetëm 4 mijë janë në rrethin e Tiranës. Ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht në qytete bregdetare.

Last Updated on E Hene, 26 Prill 2010 20:43

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›