E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë, shqiptarët paguajnë 100 euro më shumë për këst se rajoni

Kredia në euro për blerje shtëpie në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit është mesatarisht me më shumë se 100 euro për këst mujor më e shtrenjtë. Për të konkretizuar atë që raporti i Bankës Botërore e shprehte në ndryshime të spredit të kredive me rreth 3 pikë përqindje më shumë, ne morëm si shembull kredinë që ofrojnë në vendet e rajonit dy prej bankave të mëdha që

operojnë në Shqipëri.  Burimeve zyrtare të Raifassen Bank e cila operon në shumicën e vendeve të rajonit nga ku rezultoi se për një kredi 100 mijë euro me afat kthimi 20 vjet në Shqipëri paguhet më shtrenjtë. Për këtë kredi në vendin tonë konsumatori paguan një këst mujor prej 950 euro. Për të njëjtën kredi në Serbi kësti mujor është 805 euro. Kjo shifër është e barabartë edhe me këstin që duhet paguar për këtë bankë në Kroaci dhe në të dy rastet çmimi është 145 euro në muaj më pak. Shifra ndryshon për Bosnjën ku kësti mujor është 873 euro ose 77 euro më pak se në Shqipëri.
Bazuar në shifrat e mësipërme rezulton që e njëjta bankë në Shqipëri për 100 mijë euro kredi merr 228 mijë euro ndërsa në Serbi e Kroaci merr 193 mijë euro ose 35 mijë euro më shumë. Diferenca Shqipëri- Bosnjë është 21 mijë euro më shumë. Një shembull tjetër që morëm është ndryshimi Shqipëri- Serbi për Bankën Intesa. Për kredinë 100 mijë euro kësti në Serbi është 895 euro, ndërsa në Shqipëri 968 euro. Edhe këtu diferenca është e dukshme, 18 mijë euro më pak në total.

Last Updated on E Hene, 26 Prill 2010 20:43

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›