E Diel, 1 Nëntor 2026

Angjeli: Modeli i ri ekonomik, i nevojshëm

Ish-ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli deklaroi dje se tashmë ekonomia shqiptare ka arritur në një stad për të cilën ka nevojë për një model të ri ekonomik. Angjeli duke analizuar ekonominë e vendit theksoi se ekonomia kapitaliste në Shqipëri është vendosur dhe për të vazhduar më tej kërkohet një model i ri ekonomik. Sipas tij modeli që Shqipëria duhet të ndjekë është duke marrë

në konsideratë stabilitetin makroekonomik duke e harmonizuar këtë me burimet ekonomike. "Nuk kemi kohë të humbasim por prioriteti i ekonomisë duhet të jetë i fiksuar theksoi Angjeli duke shtuar se duhet të fiksohet mirë se çfarë vendi ekonomik kërkojmë të bëhemi ai me ekonomi turizmi apo një vend me ekonominë reale dhe brenda saj të jetë edhe ekonomia e turizmit. Gjithashtu Angjeli theksoi se Shqipëria për shkak të ripozicionimit të ekonomisë së saj në atë rajonale duhet të ketë si prioritet bujqësinë. Sipas tij një ekonomi agro-ushqimore do të jetë mjaft e vlefshme por për këtë sipas tij duhen ndryshime radikale.

Last Updated on E Hene, 26 Prill 2010 20:39

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›