BB, ndihmë Shqipërisë në mbrojtjen sociale dhe shëndetësi

Huaja 25 milionë dollarësh synon të mbështesë programet e asistencës sociale për të arritur më mirë të varfrit dhe personat pa mundësi të përdorimit të shërbimeve sociale bazë.
Në fushën e sistemit të mbrojtjes sociale, projekti synon të përmirësojë barazinë, efikasitetin, transparencën dhe efektivitetin e përdorimit të burimeve për uljen e varfërisë. Kurse në sektorin e financimit të shëndetësisë, objektivi është rritja e mundësisë së marrjes së shërbimit për grupet në pozita të cenueshme, përmirësimi i efikasitetit në ofrimin e shërbimit dhe rritja e transparencës në financimin e sektorit.
Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore në vitin 1991. Prej atëherë, janë mbështetur nga ky institucion 79 projekte, me një vlerë rreth 1,6 miliardë dollarësh. Aktualisht në Shqipëri ka 15 projekte aktive në sektorin social, shëndetësi, arsim, burime natyrore, ujësjellës-kanalizime dhe energjetikë, infrastrukturë komunale dhe administrimin e sektorin publik.
/Start/
2011-04-29 14:00