“Dashuri e hidhur-Amoro Amore” në TK

“Dashuri e hidhur-Amoro Amore” do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e 29 prillit, nën konceptin regjisorial të italianit Karlo Bruni, i cili prej disa muajsh po punon në Tiranë për këtë shfaqje të frymëzuar nga “Romeo dhe Zhuljeta” e Shekspirit.
Shfaqja referuar tragjedisë më të njohur botërore, do të vijë kësaj here jo me 20, por me 10 personazhe, ku ndër ta autori ka shtuar rolin e një fëmije dhe atë të vajzës me të cilën Romeo ka rënë në dashuri para se të njohë Zhuljetën. Dy personazhe këta të fundit që nuk ekzistojnë në veprën origjinale, ndërkohë që regjisori ka hequr nga shfaqja armiqtë e tragjedisë, prindërit përfaqësohen vetëm nga një nënë dhe Benvolio lufton kundër vetes.
Në rolet e Romeos dhe Zhulietës, regjisori ka përzgjedhur aktorët e rinj Erieta Cufaj dhe Andi Begolli, ndërsa në role të tjera interpetojnë: Yllka Mujo (Vaja), Monika Lubonja (Nëna), Olta Daku (shërbëtore), Elia Zaharia (Rozalina), Dritan Boriçi (Prifti) etj.
Aktorët do të sjellin këtë koncept ndryshe të Romeos dhe Zhuljtës nën kostumet moderne të Anila Zajmit si dhe nën skenografinë e konceptuar nga regjisori Bruni, ndërkohë që as/regjisorë të shfaqjes janë Nunzia Antonia dhe Elis Mataj.
“Dashuri e hidhur-Amoro Amore”, që do të shfaqet mbrëmjen e 29 prillit në TK, si dhe në datat 30 prill e 1 maj, është premiera e dytë e Teatrit Kombëtar për këtë sezon, pas shfaqjes “Shtrigat e Salemit” nga regjisori Spiro Duni.
/Start/
2011-04-26 16:13