E Diel, 1 Nëntor 2026

BB tërheq vëmendjen: Shqipëria të krijojë tregje

Pavarësisht krizës ekonomike Shqipëria mbetet një vend tërheqës për investitorët. Përfaqësuesi i Bankës Botërore, Richard Stern, deklaroi se sistemi i taksave që aplikohet është pozitiv por duhet që të punohet më tepër në drejtim të krijimit të tregjeve.

“Sistemi i taksave në vend është pozitiv. Një nga aspektet që ne kemi vëzhguar ka të bëj me krijimin e sistemeve transparente ku të gjithë i dinë rregullat që duhet të zbatojnë.Në të gjithë botën kjo është ajo që kërkohet prej investitorëve është krijimi i sistemeve transparente .E rëndësishme gjithashtu është edhe krijimi i tregjeve ku të gjithë të ndjehen të barabartë” tha ai.
 

Zv.ministri i Financave, Alfred Rrushaj, nga ana tjetër premtoi se do të vazhdohet që të punohet për të mbështetur biznesin.
 

Konferenca filloi punimet e saj ne 30 maj, në përfundim të saj u nxorën edhe konkluzionet rreth politikave te transferimit te cmimit ne rajon dhe si mund te ndikoje kjo tek investimet.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›