Ekspertet dhe bizneset per taksat
Vendi ynë ka taksat më të ulta në rajon dhe jo vetëm, por ekzitojnë akoma hapësira për uljen e mëtejshme të barrës fiskale mbi bizneset. Konform deklarateve të kreut të ekzkutivit shqiptar, për të ndihmuar më tej bizneset që të zhvillohen, ekspertët e ekonomisë sugjerojnë disa pika, ku të orientohet marrja e këtyre masave.
Sipas Sherefedin Shehi, e dobishme do të në këtë periudhë do të ishte minimizimi apo heqja fare e penaliteteve për subjektet që vonojnë pagesat.
Po ashtu sipas zotit Shehu, mund të merren masa lehtësuese edhe për detyrimet, që bizneset kanë ndaj punonjëve të tyre, për sigurimet shoqërore apo shëndetësore
Bizneset sugjerojnë gjithashtu heqjen e penaliteteve, që sipas tyre do të çlironin biznesin nga presioni i afatave strikte për kryerjen e pagesave.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë u mor vendimi për kryerjen e pagesave të tatimi fitimit në fund të çdo tre mujori, çka e lehtëson së tepërmi aktivitetin e bizneseve.
Ndërkaq, kryeminsitri Berisha ka deklaruar se qeveria do të ulë akoma taksat në fillim të vitit 2013.