E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalimi i falimentimit krijohet banka e shpetimit

Përmes krijimit të bankës urë, banka qendore parandalon çdo infektim të mundshëm të sistemit tonë bankar, nga kriza greke dhe jo vetëm. Banka e Shqiperise ka vendosur të ngrejë bankën urë për të shërbyer si mjet shpëtimit për bankat me probleme në vend, pra për ato banka që do të përballen me situata të vështira likuiditeti ose mungesë të aftësisë paguese. Kjo bankë do të vijë në nëvojë edhe për ato banka që nuk realizojnë në vazhdimësi një përmirësim në burimet e tyre financiare. Banka urë si shoqeri aksionere, duhet të plotësojë disa kritere për të vepruar në sistemin bankar. Sipas rregullores së BSH, banka urë duhet të ketë një capital të nevojshëm dhe kosto të tjera. Për të vepruar si bankë urë nuk duhet të tejkalojë shumën e kostove që parashikohen në rastet e vendosjes së bankës në kujdestari. Gjithashtu, duhet të garantojë vazhdimin e veprimatrive të bankës me probleme.

Banka e Shpëtimit , brenda 40 ditëve pas licencimit të saj kryen inventarizimin për të identifikuar dhe vlerësuar realisht aktivet e transferuara nga banka me probleme.
Rregullore dhe vendimi të kësaj natyre po merren nga ana e BAnkës së Shëipërisë me qëllim që të mbrojë sistemin bankar në Shqipëri në kuadër të përhapjes së një krize të gjerë në eurozonë. Këto masa priren të japin më tepër garanci dhe siguri tek klientët e bankave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›