BB5, mamaja e Gertës: S’jemi të pasur, por veshim rroba pasanikësh
TIRANE - Njëra nga vajzat që ka zgjuar jo pak vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother” është Gerta, bukuroshja vlonjate… Ajo ka dalluar jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për karakterin luftarak. Me këtë sy e shohim ne që e ndjekim nga ekrani… Por dikush tjetër që e njeh më mirë, po e përjeton ndryshe qëndrimin e Gertës në shtëpinë e famshme. Kjo është nëna e saj, e cila me shumë dashamirësi na tregon për të bijën, për familjen e tyre dhe ndjesitë që ajo po merr duke parë me vëmendje nga jashtë këtë eksperiencë të veçantë të personit të saj të dashur.
Zonjë si po ju duket Gerta në “Big Brother”? Po e ndiqni?
Deri tani po më duket shumë mirë. Po e ndjek çdo ditë, pasi edhe unë si të gjitha nënat bëhem kurioze dhe jam në merak për vajzën.
Nëse do kishit mundësi ta takonit, çfarë do t’i këshillonit?
Që t’i rrijë pak më larg Arbrit. I kam parë që afrohen nganjëherë. Edhe pse e di dhe i shoh që nuk bëjnë asgjë të tepruar prapë nuk më vjen mirë. Unë jam pak fanatike për këto gjëra (qesh).
Ju ka ndodhur që të mos pajtoheni me ndonjë sjellje të saj brenda shtëpisë?
Ajo që përmenda dhe pak më lart, përqafimet me Arbrin. Më shumë se shqetësohem unë vetë, janë njerëzit që më shqetësojnë. Për çdo veprim që bën vajza, shoqet e mia apo njerëz të ndryshëm më marrin në telefon dhe më tregojnë çfarë ndodh, shpesh duke keqinterpretuar. Kjo më ka bezdisur pak. Pastaj çdo gjë tjetër është shumë në rregull, po sillet shumë mirë.
Po thashethemet për Gertën i keni dëgjuar? Ka diçka të vërtetë në ato që thuhen?
Kam dëgjuar dhe kam lexuar gjëra jo të hijshme mbi vajzën time dhe nuk më ka ardhur aspak mirë në momentin e parë. Por gjithmonë në këto raste më ka qetësuar vajza tjetër, e cila ndjek me vëmendje çdo gjë që shkruhet apo flitet për të motrën. Jam bezdisur kur kanë thënë që ime bijë ishte e lidhur me një 40 vjeçar. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse përndryshe unë do ta dija. Jam shumë e lidhur me vajzat e mia dhe ato ndajnë gjithçka me mua.
Është përfolur shumë situata e mirë ekonomike e familjes suaj. Cili është profesioni juaj? Po i bashkëshortit tuaj?
Bashkëshorti im ka pasur një biznes të vogël, jo shumë të madh dhe duke qenë shumë xheloz mua më ka lënë në shtëpi të kujdesem për fëmijët (qesh).
Është e vërtetë që jeni shumë të pasur?
Ne jemi një familje me të ardhura normale dhe jetojmë mirë. Nuk është se kemi ndonjë pasuri të madhe. Ndoshta vajzat e mia duken si shumë të pasura për shkak të veshjeve që përdorin. Por këto veshje më shumë se meritë e jona, janë të disa kushërinjve që jetojnë në Amerikë dhe i bëjnë shpesh dhurata vajzave (qesh).
Jeni ju prindër fanatikë?
50% po (qesh). Si çdo prind kemi edhe ne rregullat tona që duam që vajzat t’i zbatojnë. Ne përpiqemi që ato të jenë sa më të lira po gjithmonë pa abuzuar. Nuk i pengojmë në veshje apo në dalje me shoqërinë.
Si e pritët vendimin e Gertës për t’u bërë pjesë e “Big Brother”? Kush është më fanatik, ju apo bashkëshorti juaj?
Në fillim nuk ishim shumë dakord, sidomos im shoq, sepse nga ne të dy ai është më fanatiku (qesh). Në fakt ishim të shqetësuar nga vendimi i saj. Më pas me kalimin e javëve dhe duke parë sjelljen e mirë të Gertës kuptuam që nuk kishte asgjë të keqe dhe tani jemi më të qetë.
Sa jeni shqetësuar nga thashethemet apo shkrimet e lajmet e gazetave?
Aspak! Është e kuptueshme që gazetat do shkruajnë dhe do shiten. Nuk është diçka e re për ne, sepse kjo ka ndodhur me të gjithë konkurrentët e “Big Brother” edhe vitet e kaluara. E rëndësishme është që çdo individ e di realitetin e tij dhe sado që të flasin apo të shkruajnë unë e njoh time bijë.
Po njerëzit në rrugë a ju ndalojnë për t’ju pyetur për Gertën? Çfarë ju thonë apo ju pyesin më shpesh?
Tani jam bërë dhe unë e njohur, pasi vajza ime ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri (qesh). Pyetjet nga të njohurit, kryesisht nga farefisi janë të shumta dhe të ndryshme. Fillimi gjithmonë është i vështirë, por po e marrim me sportivitet (qesh).
Nëse do kishit pasur mundësinë të zgjidhnit, do kishit preferuar që Gerta të mos ishte pjesëmarrëse në këtë reality show? Pse?
Kjo ishte dëshira e Gerit dhe si të vogël e të ledhatuar që e kam nuk mund t’ia prishja këtë ëndërr nga e cila besoj se do i vinë vetëm të mira.
Ju vetë e vlerësoni këtë program?
Është një program që duhet vlerësuar. Për mua ky ‘reality-show’ përcjell shumë mesazhe dhe kjo është pozitive për integrimin e shoqërisë shqiptare.
E shikoni Gertën si finaliste apo fituese?
Padyshim që e shoh si finaliste dhe si fituese. Ndoshta nuk duhet ta them sepse dihet që të gjitha nënat duan më të mirën për vajzat e tyre, por kam besim tek vlerësimi i “vëllait të madh”, i stafit më të përzgjedhur dhe sigurisht pa harruar dhe të gjithë publikun qe e ndjek (buzëqesh).
Pse duhet që publiku ta vlerësojë vajzën tuaj? Çfarë cilësish ka ajo, për ju që e njihni më mirë se kushdo?
‘Gerushi’ siç e thërras unë, është princesha ime… Unë e njoh, por dua që ta njohë publiku dhe pastaj të vendosë vetë… Jo më kot është një ‘reality-show’ (qesh).
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)